Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kryer operacion në 3 qytete kryesore në vend, në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
Operacioni ka nisur herët në mëngjes dhe emrat e të dyshuarve kanë dalë në aplikacionin Sky Ecc ku dyshohet se kryenin trafik ndërkombëtar.
Mësohet se 11 masa sigurie për akuzat e grupit dhe trafikut ndërkombëtar droge janë firmosur nga gjykata me kërkesë të SPAK, ndërsa nga hetimi i prokurorit Vladimir Mara rezulton se katër te dyshuarve u janë komunikuar masat në burg ku gjenden për një dosje tjetër.
Aktualisht janë arrestuar 3 persona nga policia ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.