Aktualitet
Zjarret në Delvinë/ Nënkryetari i Bashkisë përfundon në spital nga asfiksia

Filip Xuxi, nënkryetari i Bashkisë së Delvinës ka përfunduar në spital. Për shkak të përballjes me flakët në terren, Xuxi është ndjerë keq dhe ka nisur të shfaqë vështirësi në frymëmarrje.
Duke parë gjendjen e tij të rënduar shëndetësore, ai është dërguar në spital. Në foton e mësipërme, nënkryetari i Bashkisë shihet i ulur në një karrige në rrota teksa po transportohet në spitalin e qytetit për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

