Connect with us

Aktualitet

Rrëmbimi/ Mesazhi në celular që e shpëtoi Danielin nga hakmarrja e Edi Ramës

Adriana Kalaja reagoi ashpër mbi ngjarjen e rëndë që tronditi vendin, zhdukjen misterioze dhe më pas ri-shfaqjen e papritur të shtetasit Daniel Shima, një person i përfshirë në hetimet e SPAK për aferat e dyshuara me tendera publikë dhe lidhjet me institucionet më të larta të qeverisjes.

Sipas avokates Kalaja, rasti i Shimës nuk është një episod i izoluar, por dëshmi e qartë se shteti shqiptar po rrëshqet me shpejtësi drejt një regjimi mafioz, ku drejtësia përdoret si mjet hakmarrjeje politike, ndërsa dëshmitarët dhe personat që bashkëpunojnë me drejtësinë kërcënohen, frikësohen apo zhduken në rrethana të dyshimta. Ajo denoncoi mungesën e reagimit institucional, veçanërisht të SPAK, dhe ngriti akuza të forta për lidhje të drejtpërdrejta mes aferave të dyshuara të AKSHI-t dhe familjes së kryeministrit. Ajo theksoi se heshtja e institucioneve, përfshirë edhe BKH-në, është një sinjal alarmant për gjendjen e sundimit të ligjit në vend.

Pjesë nga deklarata:

Unë e lexova si një mesazh të qartë: së pari, që nuk ka më dyshime se vendi ynë po rrëshket dukshëm, tashmë pa asnjë lloj rezerve, drejt një diktature mafioze; dhe së dyti, është një mesazh i qartë që të ngjashmit e zotit Shima duhet të kenë kujdes kur shprehen apo kur merren në pyetje nga SPAK-u.

Kjo, pavarësisht mënyrës se si mund të shitet apo të mbulohet, duhet parë si përpjekje për të përcjellë frymën e presionit, dhunës dhe frikës ndaj personave që janë në dijeni apo që kanë qenë pjesë e këtyre akteve. Nga ana tjetër, nëse zoti Shima nuk do të kishte dërguar atë mesazh ndaj partneres së tij, sot do të ishim në një situatë tjetër.

Fatmirësisht, jemi në një moment ku atij i është shpëtuar jeta, por, nga ana tjetër, ndodhemi përballë një situate shumë të rëndë, ku nuk ka më siguri për jetën, nuk ka institucione ligjzbatuese, dhe ku SPAK-u, edhe pas më shumë se 24 orësh, nuk ka bërë asnjë reagim.

Të gjithë ne kemi informacionin që Shima ka folur para një agjenti të BKH-së. Deklaratat lidhen me baxhanakun e Ramës, kryeministren de facto të Linda Ramës, me tenderat mbi 1 miliard euro të zhvilluar nga AKSHI kjo do të zbulohet në vijim.

SPAK-u kishte detyrim të jepte një sqarim, pa cenuar sekretin hetimor, për të qartësuar se cili është pozicioni juridik i zotit Shima në raport me kallëzimet që janë bërë për AKSHI-n, dhe cili është roli i tij në lidhje me denoncimin e bërë një denoncim i rëndë, që lidh AKSHI-n me familjen e kryeministrit.

E ftoj zotin Shima, pasi situata e tij është e rëndë, dhe situata e të ngjashmëve të tij që kanë firmosur, që në ndihmë të tij të bashkëpunojë me drejtësinë. Ne duhet të kërkojmë zbatimin e ligjit për çdo shkelës të tij dhe që secili të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë, dhe jo për atë që nuk ka bërë.

Ashtu si me Veliajn, Ahmetajn, e me radhë, Edi Rama po ndërmerr një hakmarrje për të çuar deri në fund psikopatinë e tij në raport me vendin. Vetëm në këtë aspekt e shoh shpëtimin e zotit Shima qoftë edhe përmes gazetarëve që kanë treguar se prioritet kanë profesionalizmin e tyre në bashkëpunim me organet ligjzbatuese.

Për sa i përket zhdukjes së tij dje, unë nuk kam dyshim se ai është marrë peng; së dyti, që familja kryeministrore ka gisht; dhe së treti, se e ka shpëtuar një SMS ku thuhej: “Po më arrestojnë”, e cila tregon se personat që tentuan ta rrëmbenin, kanë dashur t’i mbyllin gojën një herë e përgjithmonë. Veprime mafioze të kryera nga familja kryeministrore.

Advertisement