Kronike
Qëlloi me kallash drejt një makine/ I riu: Më dhunuan, por s’doja t’i vrisja

Oltjon Asllani (Vodollarin) dhe shoku i tij Serxhio Bajza, të cilët qëlluan me kallash drejt një mjeti në lëvizje në zonën e Kombinatit, janë lënë në burg. Asllani, 28 vjeç ka pranuar para togëzave të zeza se qëlloi me kallashnikov drejt një mjeti, në pronësi të R. Kurteshit pas një konflikti të dhunshëm me disa persona.
Ai ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të vriste, por të trembte personat që e kishin dhunuar fizilkisht. Ndërsa Bajza është shprehur se ka shoqëruar me makinë shokun e tij jashtë dëshirës, por për shkak se është ndjerë i kërcënuar prej tij.
Më herët, 28-vjeçari ishte dhunuar fizikisht nga 4 persona. Pas këtij konflikti, ai mori armën, dhe i shoqëruar në makinë nga shoku i tij 30-vjeçari Serxho Bajza, edhe ky i arrestuar, nisi të qëllojë me kallash ndaj makinës ku lëviznin 2 nga personat me të cilët ishin zënë për shkak të kalimit në rrugën pranë shtëpisë së tij.

