Connect with us

Kronike

Aksidenti në Vlorë, ndërron jetë edhe pasagjeri i kamionçinës që u përplas me barrierën! U godit nga pas nga një automjet

Ka ndërruar jetë në spital rreth orës 01:00 të mëngjesit të sotëm, Artan Muho, personi që mbeti i plagosur nga aksidenti i ditës së djeshme në aksin rrugor Levan-Vlorë në afërsi të fshatit Panaja.

Artan Muho ishte pasagjer në automjetin tip kamionçinë që drejtohej nga Alfred Hasani, 62 vjeç, i cili ndërroi jetë në vendngjarje.
Aksidenti u regjistrua rreth orës 14:15 dje, ku një kamionçinë u godit nga pas nga një automjet tip “Dacia” me targa AA408XY me drejtuese shtetasen italiane Angela Tanzillo 28 vjeçe. Kjo e fundit është shoqëruar për në komisariat.

Si pasojë e goditjes, shoferi i kamionçinës, humb kontrollin dhe përplaset me barrierat mbrojtëse e më pas automjeti përmbyset në anë të rrugës.

Artan Muho transportohet në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore ndërsa Alfred Hasani ndërron jetë në vendngjarje, ndërsa ka qenë ekipi i zjarrfikëses që ka bërë të mundur nxjerrjen e trupit nga automjeti ku kishte mbetur i bllokuar.

Advertisement