Rajon
Një skenar është jashtëzakonisht i pafavorshëm për Moskën/ Oleg Bondarenko mbi verën e nxehtë politike në Serbi

Oleg Bondarenko, ekspert për çështjet gjeopolitike dhe kryeredaktor i revistës Balkanist, duke folur për proceset në Ballkan në muajt e fundit, tha se kjo verë ishte jashtëzakonisht e nxehtë politikisht.
“Serbia, zemra e Ballkanit, u godit nga një valë trazirash që kërcënuan drejtpërdrejt qeverinë dhe qytetarët paqësorë. Duke filluar papritur në fund të korrikut, trazirat përfunduan gjithashtu papritur në fund të gushtit – ndoshta për t’u ndezur përsëri në vjeshtë.”- eshte shprehur eksperti I njohur
Për herë të parë që nga viti 2019, shkruan ai, policia serb u shfaq në protesta dhe, “për herë të parë që nga epoka e Slobodan Millosheviqit, po reagon në mënyrë shtypëse për të shpërndarë masat”.
Është jashtëzakonisht e vështirë, shkruan ai më tej, të verifikohen kërkesat e opozitës në muajin e dhjetë të protestave që po e trondisin Serbinë. Në fakt, ata po kërkojnë ndryshimin e qeverisë në vend, por pa folur drejtpërdrejt për këtë.
Ndryshe nga krizat e mëparshme politike, qeveria serbe nuk po nxitohet të shpalle zgjedhje te parakohshme.
“Natyra e protestave nuk ka ndryshuar ndjeshëm. Ndërsa kauza e tyre është për probleme të brendshme të rrënjosura thellë, në një moment të caktuar kërkesat morën mbështetjen e OJQ-ve dhe fondacioneve perëndimore, – nga Londra dhe Brukseli. Pati gjithashtu njoftime më të shpeshta se zyrtarë diplomatikë britanikë u panë në protesta” – ka deklaruar Oleg Bondarenko, sipas te cilit, “Britania e Madhe ka qenë gjithmonë një palë e fshehtë, por e rëndësishme, duke minuar aktorët vendas per përfitime gjeopolitike.

