Connect with us

Aktualitet

Sherri që nisi se kush do kalonte i pari me makinë/ Gardisti i nxori armën qytetarit dhe e kërcënoi (EMRI)

Dorian Kraja, me detyrë gardist është proceduar në gjendje të lirë nga policia e Tiranës, pasi ditën e djeshme ka kërcënuar me armën e shërbimit një qytetar.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.

Mësohet se konflikti mes gardistit dhe qytetarit ka nisur për motive të dobëta, se kush do të kalonte i pari në rrugë me makinë.

Kaq ka mjaftuar që gardisti të nxjerrë armën dhe të kërcënojë qytetarin.

Kamerat e sigurisë në zonë kanë filmuar sherrin dhe po kqyren nga grupi hetimor.

Ndërkohë ngjarja është referuar në AMP dhe kanë nisur menjëherë hetimet.

Advertisement