Rajon
E paralajmëruar/ Mbështet protetat në Serbi, Djokovic detyrohet nga Vuçiç të zhvendoset në Greqi

Novak Djokovic ka marrë një vendim të bujshëm pas përplasjes me qeverinë e Serbisë.
Pas mbështetjes së tij publike për protestat studentore kundër presidentit Aleksandar Vuçiç, autoritetet serbe e kanë etiketuar si “tradhtar”, duke kthyer përmbys raportin e tyre me kampionin që deri dje e lavdëronin për çdo sukses sportiv.
Përballë fushatës së sulmeve dhe kritikave të ashpra, tenisti serb është larguar nga Beogradi dhe është zhvendosur në Athinë së bashku me familjen.
Mediet greke konfirmojnë se Djokovic ka regjistruar në një shkollë të kryeqytetit dy fëmijët e tij më të mëdhenj, Stefan dhe Tara, ndërsa është parë duke u stërvitur me djalin në fushat e një klubi lokal tenisi.
Ky “ekzil” i zgjedhur nuk mbetet vetëm në planin personal, por prek edhe sportin. Djokovic është pronar i turneut të Beogradit, i cili prej muajit nëntor do të zhvendoset zyrtarisht në Athinë.
Me këtë lëvizje, kampioni i madh synon të qetësojë situatën përreth tij dhe familjes, duke vazhduar ndërkohë aktivitetin sportiv larg presionit të qeverisë serbe.

