Politike
Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi, hidhen me brirë…

Tirana pritet të shkojë në zgjedhje, nëse Edi Rama ia del të shkarkojë nga detyra, Erion Veliajn, i cili vijon të jetë në paraburgim, që prej shkurtit të këtij viti.
“Po të jetë opozitë e fortë, nuk hyn në zgjedhje. Nëse procedura e shkarkimit është e paligjshme, opozita nuk duhet të futet në zgjedhje. Ata janë budallenj si demi dhe hidhen me brirë kur i tundin copën e kuqe. Puna është, a mund të shkarkohet Veliaj? Vetë Rama thotë kur mungon 6 muaj, por mungon me arsye nuk është aq e lehtë dhe ne do të mbledhim edhe Parlamentin thotë. Nëse ndërrohet ligji pas burgosjes së Veliajt dhe opozita hyn në zgjedhje se fryn bilbilit Rama, atëherë kot i thotë vetes opozitë.
Ata jo Manastirliun, por edhe Diellën po futën ata, nuk e mundin dot”, tha Bushati.

