Connect with us

Aktualitet

E rëndë/ Një grua kineze gjendet e pajetë brenda një taksie të braktisur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Durrës, ku një grua 57-vjeçare me shtetësi kineze është gjetur e pajetë brenda një taksie pranë Urës së Dajlanit.

Sipas njoftimit zyrtar, Spitali Rajonal i Durrësit bëri me dije se viktima ishte dërguar pa shenja jete, ndërsa ende nuk dihet kush e transportoi deri në spital.

Burime policore raportojnë se taksia ku u gjet e ndjera ishte braktisur nga taksisti, dhe aktualisht po punohet për identifikimin dhe gjetjen e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet e nevojshme për këqyrjen e trupit dhe për sqarimin e plotë të rrethanave në të cilat ndodhi ngjarja.

Advertisement