Bota
Provokimi i Rusisë me shkeljen ajrore/ Presidenti i KE-së thirrje urgjente BE-së: Të forcojmë krahun lindor

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian do të diskutojnë “përgjigjen e tyre kolektive” ndaj shkeljeve të hapësirës ajrore evropiane nga Rusia në Samitin e ardhshëm të Kopenhagenit më 1 tetor, tha sot Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa.
“Shkelja e sotme e hapësirës ajrore estoneze nga tre avionë luftarakë rusë është një tjetër provokim i papranueshëm”, tha Costa në një postim në platformën X.
“Kjo nënvizon edhe një herë nevojën urgjente për të forcuar krahun tonë lindor, për të thelluar bashkëpunimin evropian të mbrojtjes dhe për të intensifikuar presionin ndaj Rusisë.”

