Connect with us

Pinknews

Cardi B mbështillet me flamurin kuqezi, gjesti që ndezi rrjetin

Reperja me famë botërore, Cardi B, ka surprizuar fansat me një gjest simbolik që i ka bërë të gjithë shqiptarët krenarë. Pas videos virale ku ajo bënte shaka me një djalë shqiptar për përkthimin e emrit të saj, artistja ka sjellë një tjetër moment që po bën xhiron e rrjeteve sociale.
Gjatë një eventi të madh, që mendohet të ketë lidhje me promovimin e albumit të saj më të ri “Am I the Drama?”, Cardi është fotografuar pranë një të riu shqiptar.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen ka qenë detaji i veçantë: reperja është shfaqur e mbështjellë me flamurin kuqezi.
Ky veprim ka emocionuar fansat shqiptarë dhe është parë si një sinjal se lidhja e saj me komunitetin shqiptar nuk është thjesht rastësore, por po merr një dimension të ri. Çdo herë që Cardi B shfaqet pranë shqiptarëve, ajo ndez jo vetëm rrjetet sociale, por edhe krenarinë e një komuniteti që tashmë ndien pranë vetes një prej yjeve më të mëdha të muzikës botërore.

Advertisement