Connect with us

Bota

Doli i dyti në renditjen e Topit të Artë/ Yamal uron Dembelen: Plani i Zotit është perfekt

Pas humbjes në garën për “Topin e Artë 2025”, talenti i Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, Lamine Yamal, ka reaguar për herë të parë publikisht në rrjetet sociale.

Edhe pse favorit për shumë analistë dhe tifozë, 18-vjeçari u rendit i dyti pas Ousmane Dembélé, i cili fitoi çmimin prestigjioz pas një sezoni fantastik me PSG-në.

Përmes një postimi të shkurtër, Yamal tregoi pjekuri dhe qetësi në këtë moment të rëndësishëm për karrierën e tij: “Plani i Zotit është perfekt, duhet të ngjitesh për të arritur majën.”

Ai falënderoi jurinë për Kopa Trophy – çmimin që e nderon si futbollistin më të mirë nën 21 vjeç – të cilin e fitoi për të dytin vit radhazi, duke e bërë të parin lojtar që arrin këtë sukses në mënyrë të njëpasnjëshme.

“I lumtur për Kopa Trophy x2 dhe urime për Dembélé për çmimin dhe sezonin e tij të shkëlqyer”, shkroi më tej Yamal.

Reagimi i tij vjen mes diskutimeve të shumta në mediat sociale dhe debateve për votimin e këtij viti, ku shumë figura të futbollit dhe tifozë ndjenë se Yamal e meritonte më shumë çmimin, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Barcelonën dhe përfaqësuesen spanjolle.

Advertisement