Aktualitet
Nipat e Qemal Qefalisë sherr me policët dhe punonjësit e aeroportit

Një sherr brutal është regjistruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, ku një grup i personave, të dyshuar si nipa të Xhemal Qefalisë, punonjësit e sigurisë dhe policët në aeroportin e Rinasit. Më konkretisht ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gate 9. Siç shihet në video, familjarët e Qefalisë godasin policinë dhe më pas grushtojnë punonjësit e TIA.
Incidenti ka sjellë një situatë të tensionuar në terminalin e aeroportit, me disa persona që janë goditur, ndërsa punonjësit e sigurisë kanë ndërhyrë për të mënjanuar më shumë dhunë. Nuk dihet ende arsyeja e këtij sherri të dhunshëm, teksa nuk ka asnjë njoftim nga ana e policisë për të dhënë më shumë detaje për këtë ngjarje të regjistruar në aeroportin “Nënë Tereza”
VIDEO – KLIKO LINKUN KETU
https://www.facebook.com/reel/1925744897969151

