Kronike
U v*ra dhe u gjet i pajetë nga nipi brenda banesës në Durrës, Policia tregon se çfarë gjeti në trupin e viktimës

Policia e Durrësit ka dalë me në njoftim zyrtar për vrasjen me thikë të 51-vjeçarit Valdon Beqiraj mbrëmjen e së mërkurës në lagjen nr 12. Policia thotë se nga ekspertiza mjekoligjore, ka rezultuar se 51-vjeçari kishte shenja dhune në trup si edhe plagët të shkaktuara me mjetin prerës, si pasojë e të cilave dyshohet se ka humbur jetën.
51-vjeçari përdorte edhe një emër tjetër, Marko Beqiraj. Ai u gjet i pajetë nga nipi i tij brenda banesës, i cili më pas ka njoftuar policinë. Ndërkohë, grupi hetimor ka bërë kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonë dhe ka identifikuar autorin. Po ashtu, policia ka shoqëruar edhe disa persona të tjerë, përfshirë banorë të pallatit.
Policia thotë se do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje më vonë në përfundim të hetimeve.
Vijojnë veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen nr. 12, Durrës. Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.
Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.
Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.
Lajm ne perditesim…

