Connect with us

Politike

Kryemadhi flet për Metën: Më mungon, pa të s’do isha kjo që jam

Monika Kryemadhi deklaroi se hetimi për Ilir Metën ka nisur nga Erion Veliaj dhe portalet e financuara prej tij.

Kryemadhi tha se duhej sajuar një çështje për të arritur tek hetimi pasuror i Ilir Metës, pasi nuk mund të ndërmerrej ndonjë hetim ndaj tij pa një akuzë konkrete.

“Duhej të sajohej një gjë dhe të shkonte tek hetimi pasuror i Ilir Metës. Se nuk shkonte dot tek hetimi pasuror i Ilir Metës dhe tek shtëpia e tij, pa një akuzë. Atëherë Erion Veliaj nëpërmjet Halit Valterit, Idajet Beqirit, portaleve që paguante, që sot nuk ka më para t’i paguajë, bënë padinë. Ilir Meta miniera në Afrikë. Monika Kryemadhi operacion plastik 280 mijë euro. E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rusë” – tha Kryemadhi.
Ajo shtoi se një gjyqtar në gjykatën e Tiranës nuk po merr përsipër të shqyrtojë provat, duke pretenduar se ‘nuk di shqip dhe nuk e lexon televizionin’, dhe se ndaj tij bëhet presion përmes vëllait që është për procesin e vetingut.

“E mbani mend Top Channel me ofshoret e Monika Kryemadhit me oligarkët rusë. Që është një gjyqtar tek gjykata e Tiranës që nuk merr përsipër provat dhe thotë nuk di shqip, nuk e lexon televizionin. Dhe atij i bëjnë presion me vëllain që e ka për veting dhe i thanë a do rrish urtë që të bësh kështu si themi ne, se ike dhe ti. Gentian Meta nga Lezha është’, – shtoi Kryemadhi gjatë bisedës.

Ajo u shpreh se është akuzuar padrejtësisht si bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe madje për heqjen e mitrës.

‘Këta më quajtën mua bashkëpunëtore në krim me Ilir Metën dhe për heqjen e mitrës,’ përfundoi Monika Kryemadhi. Ajo e quajti Metën heroin dhe babain e fëmijëve të saj.

A e ndiej mungesën e Ilir Metës? Po patjetër. Ai është babai i fëmijëve të mi dhe është heroi im. Unë pa Ilir Metën s’do isha kjo që jam” – tha ajo. 

Advertisement