Kronike
‘A do bashkëpunoje sot me mua dhe Dumanin për të vrarë Talo Çelën’/ Përplasje në gjyq mes Alibej dhe “ushtarit”: Palaço…

Zbardhen të tjera detaje nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë Erjon Alibej dhe të akuzuarit për vrasje, Xhuliano Hoxha.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se Hoxha, i është drejtuar Alibejt me tone të forta, kur i kujtoi nderet që i ka bërë, pasi i vranë vëllanë.
Pjesë nga përballja në GJKKO:
Hoxha- A shkonin bashkëshortja jote, motra dhe mamaja në varreza?
Alibej– Po, shkonin shpesh.
Hoxha– A harrove që i shoqëroja unë. Edhe të thoja, që i çova.
Alibej– Nuk e mbaj mend. Nëse e ke bërë faleminderit.
Hoxha- Me nder qofsh, po ku di nder ti. Je palaço fare! Sa lekë la vëllai yt pas vdekjes?
Alibej- Punë për mua.
Hoxha- Ia ka dhënë prokurorisë?
Alibej- I kam deklaruar të gjitha.
Hoxha- A ke dashur të vrasësh Megi K.?
Alibej- Pyet Suel Çelën. (Më fal avokat që po e përmend). E ke në Peqin Suel Çelën.
Hoxha– A do bashkëpunoje sot me mua dhe Nuredin Dumanin për të vrarë Talo Çelën?
Alibej– Edhe me djallin për Talo Çelën.

