Politike
Shkoi si cjapi te kasapi/ Bushati: Binaj është kandidati i Berishës, zgjedhjet janë të humbura, ja pse i duhet PD-së
Gazetari Andi Bushati, i ftuar në emision foli për kandidatin Florian Binaj, i cili është deklaruar si i pavarur. Bushati tha se Binaj është kandidat i Berishës dhe kjo nuk ka diskutim, por shtoi se stratgjia e Berishës është që kur Binaj të humbasë, edhe partitë e reja që po e mbështesin ta kuptojnë se me Ramën nuk ka zgjedhje.
“Këtu nuk ka diskutim, debati është i pavarur, apo i PD-së, është i PD-së dhe nuk ka diskutim. Puna është, përse i duhet kjo lojë PD-së, që kandidatin e vetë ta quajë të pavarur? Bëjnë edhe farsën që do të mbledhë firma…
Problemi është, ashtu siç e dimë ne këtu, edhe PD vetë e di rezultatin. Nuk ka zgjedhje në këtë vend dhe PD e di.
Deri tani Adriatik Lapaj dhe Shehaj do të thoshin se opozita humbet se është Berisha i zi. Po kur të shohin që bashkë me Berishën kanë shkuar si cjapi te kasapi, nuk thonë dot humbëm se kemi Berishën të parinovuar. Është përpjekja e një njeriu që e di humbjen, por do të bindë një pjesë të gjerë të publikut që në këtë vend nuk ka zgjedhje. Kështu e shpjegoj trukun, sepse ndryshe pse do të marrësh kandidatin tënd dhe ta shesësh si të pavarur?”, tha ndër të tjera Bushati.