Connect with us

Aktualitet

Pamje shqetësuese/ Nxënësi futet me armë zjarri brenda oborrit të shkollës 9-vjeçare?

TVA News ka siguruar një video shqetësuese nga oborri i shkollës 9-vjeçare “Bakushë Visha” në Fushë-Krujë, ku dyshohet se njëri prej nxënësve ka hyrë i armatosur në ambientet e oborrit të institucionit arsimor.

Në pamje mund të shihet qartë momenti kur nxënësit qëndrojnë të gjithë bashkë duke biseduar, ndërsa njëri prej tyre ka në dorë sendin e çuditshëm, që në paraqitje duket si armë zjarri.

Një dëshmitar që kaloi pranë ambienteve të shkollës dërgoi këtë video në redaksinë tonë, duke shkruar: “Përshëndetje JOQ, po kaloja nëpër Fushë Krujë dhe e pashë atë. Është normale ta shohësh këtë? Kjo është ajo që mësojnë fëmijët në shkollë?”

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar për atë që mban në dorë djaloshi i ri, por ngjarja ka ngritur edhe një herë tjetër shqetësimin për mungesën e sigurisë në institucionet arsimore.

Nëse rezulton se nxënësi ka shkuar në oborrin e shkollës me një armë zjarri të vërtetë, përveçse një skandali të përmasave të mëdha, kjo do të ishte dhe një këmbanë alarmi për mbarë shoqërinë tonë.

 

 

Shkrimi i përket TVA News!

Advertisement