Aktualitet
Kreu i SPAK Altin Dumani raporton te ‘Ligjet’: 65.5 milionë euro të sekuestruara gjatë vitit 2024
SPAK ka sekuestruar 65.5 milionë euro pasuri të krimit gjatë vitit 2024. Kjo shifër është 60% më shumë se në vitin 2023.
Shifrat u bënë të ditura nga kreu i SPAK Altin Dumani, i cili po raporton në mbledhjen e përbashkët të komisioneve parlamentare të Ligjeve dhe për Nismat Qytetare.
Altin Dumani: Gjatë vitit 2024 SPAK ka patur ndjekjen e rekomandimeve të BE, rezolutës së Kuvendit dhe rekomandimeve prioritare të Këshillit të Ministrave në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.
Numri i prokurorëve u rrit në 20, u rritën dhe trajnimet ndërkombëtare. U rritën me 8% çështjet në hetim. Në nëntor 2024 u miratua udhëzimi për masat administrative dhe procedura për kryerjen e hetimit pasuror dhe financiar, që i zhvillon paralelisht me hetimin penal. Gjatë vitit 2024, janë sekuestruar 65.5 milionë euro, një rritje me 60% krahasuar me 2023, duke përfshirë pasuri të paluajtshme, bankare dhe kriptovaluta.