Connect with us

Kosova

Vuçiçin e vret këpuca/ Bashkimi Europian dërgon mesazhet e fundit: Me Serbinë po na soset durimi

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i dërgoi të mërkurën mesazhe të drejtpërdrejta presidentit serb Aleksandër Vuçiç për ecurinë e vendit të tij drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Ajo gjithashtu i kërkoi presidentit serb që të bashkohet me BE-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, teksa Beogradi ka refuzuar vazhdimisht të harmonizohet me bllokun në ndalimin e energjisë dhe mallrave ruse, veçanërisht pasi është pothuajse plotësisht i varur nga gazi rus.

Serbia aplikoi për anëtarësim në BE në vitin 2009 por Beogradi zyrtar gjate viteve është përballur me kritika të ashpra. Protestat e shkaktuara nga shembja e çatisë së stacionit hekurudhor të Novi Sadit në nëntor të vitit të kaluar u shndërruan në një revoltë më të gjerë kundër korrupsionit, mungesës së llogaridhënies dhe rënies demokratike, që u përball me një reagim të dhunshëm nga policia.

Partia e Gjelbër Europiane kritikoi vizitën e shefes së Komisionit në Serbi, duke e quajtur “thellësisht të dënueshme që von der Leyen nderon Vuçiçin me një vizitë zyrtare, ndërkohë që regjimi i tij ndalon në mënyrë të paligjshme studentë dhe anëtarë të opozitës dhe shtyp me dhunë protestuesit.

Kujtojme se Shtetet e Bashkuara vendosën javën e kaluar sanksione ndaj furnizuesit kryesor të naftës në Serbi,  pasi është në pronësi kryesisht të “Gazprom Neft”-it rus.

Vuçiç u takua me presidentin rus Vladimir Putin në Pekin gjatë një samiti rajonal sigurie në shtator, duke ripohuar angazhimin e Serbisë për të blerë gaz rus dhe për ta rritur potencialisht sasinë.

“Që nga fillimi i krizës ukrainase, Serbia ka qenë në një situatë shumë të vështirë dhe nën presion të madh, por… ne do të ruajmë neutralitetin tonë,” tha Vuçiç, duke përdorur terminologjinë e Kremlinit për luftën kundër Kievit.

Advertisement