Aktualitet
Alarm/ 49-vjeçari i hedh benzinë dyqanit, ulëret: Dilni jashtë
Një ngjarje kriminale është parandaluar në Kukës. Një qytetar dyshohet se ka rrezikuar sigurinë e punonjësve dhe klientëve të një dyqani të një kompanie celulare. 49-vjeçari ka hyrë në ambientet e dyqanit të një kompanie celulare dhe ka derdhur një sasi benzine, duke u bërë thirrje të pranishmëve që të largohen menjëherë nga objekti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 15:33, në lagjen nr 2, në një dyqan të një kompanie celulare, shtetasi K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, dyshohet se ka derdhur një sasi benzine dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të dalin jashtë.
Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat bënë të mundur neutralizimin e shtetasit dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Policisë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.