Aktualitet
Dhunoi krukshkun dhe e bëri për spital, arrestohet 45-vjeçari
Policia ka arrestuar sot një 45-vjeçar. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi kishte dhunuar krushkun e tij, për motive që ende nuk dihen. Policia bën me dije se ai është dërguar drejt ambienteve të spitalit, për të marrë ndihmën e specializuar mjeksore.
Aktualish ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar 45-vjeçarin drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa po heton më mbi rastin.
Njofimi i policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3:.arrestuan shtetasin R. D., 45 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj krushkut të tij, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./