Connect with us

Kosova

Osmani: Kosova nuk ka patur e nuk do ketë kurrë qeveri antiamerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e pyetur për mundësinë e zvarritjes së mëtejshme të procesit për krijimin e institucioneve, ka theksuar drojën e saj se kjo mund të ndodhë.

“Shqetësim ka, por, shpresoj që ajo qe ka ndodhur me pare të jetë një mësim për të gjitha partitë se zvarritja është në dëm të interesave të qytetarëve të Kosovës” – ka deklaruar Osmani
Duke komentuar marrëdhëniet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, shefja e shteti ka vlerësuar se Kosova nuk ka pasur dhe nuk do të ketë kurrë qeveri anti-amerikane. Ajo ka konsideruar se çdo qeveri ka strategjitë e veta për të punuar me partnerët, por nuk mund të ketë dallime midis qëndrimit të popullit dhe veprimeve të qeverisë.

Ndryshe, caktimi i datës për raundin e ri zgjedhor vjen mes tensioneve politike dhe paralizës institucionale që ka prekur edhe jetën socio-ekonomike të qytetarëve të Kosovës, duke qenë se vendi hyn në këtë fazë pa miratuar buxhetin për vitin e ardhshëm dhe dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë prej rreth 200 milionë eurosh

Advertisement