Connect with us

Kosova

Joseph: Serbia është ‘anija luftarake’ e Moskës në Ballkan, fundosja e saj do të ishte goditje për Rusinë dhe Kinën

Rusia dhe Kina, formalisht dhe metaforikisht, e shohin Serbinë si partneren e tyre strategjike dhe platformën kryesore të ndikimit në Ballkan. E ne lidhje me kete, eksperti amerikan për politikë ndërkombëtare, Edward P. Joseph, thotë se “anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte ekuivalenti ballkanik i fundosjes së ‘Moskës.

Sipas tij, Serbia është anija luftarake përmes së cilës Rusia projekton ndikimin në Ballkan dhe , siç tha ai, fundosja e saj do të ishte një goditje e madhe si për Rusinë, ashtu edhe për Kinën.

“Anëtarësimi i Serbisë në NATO do të ishte ekuivalenti ballkanik i fundosjes së ‘Moskva’-s. Pse? Sepse Serbia është ‘Moskva’ e Rusisë në Ballkan. Serbia është anija luftarake përmes së cilës Rusia projekton ndikimin e saj në të gjithë Ballkanin”, ka thënë ligjëruesi në Universitetin Johns Hopkins në SHBA në intervistën për REL, transmeton The Geopost.
Edward Joseph foli edhe për mundësinë e njohjes së Kosovës nga vende të tjera, e sic tha ai, Greqia pritet ta njohë Kosoven sapo të nënshkruhet statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke e lehtësuar më pas rrugën për Rumaninë, Sllovakinë dhe Spanjën.
Sipas tij, brenda tre vjetësh situata në Ballkan mund të ndryshojë rrënjësisht, duke sjellë më pak tensione dhe më shumë bashkëpunim ekonomik e politik në rajon.

Advertisement