Connect with us

Aktualitet

PLAS NË AKSHI/ Kontroll në banesën e drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit

Për dosjen e AKSHI-t, Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar dhe kontroll të banesës së drejtoreshës së Krimit Kibernetik në Policinë e Shtetit, Ervina Gjana.

Kjo për faktin se rezulton se bashkëshorti i Gjanës është shoqëruesi i Ergys Agasit, i cili prej 3 ditësh rezulton në kërkim.

Përveç kontrollit në banesë, bashkëshortit të drejtoreshës i është sekuestruar aparati telefonik në kuadër të procedimit 20/1.

Hetimet janë në vijim dhe autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi çështjen

Advertisement