Connect with us

Pinknews

Pres me padurim të bie në dashuri/ Bleona Qereti përlotet: Ai do ngelet një djalë i mrekullueshëm

Këngëtarja Bleona Qereti ka ndarë edhe disa momente emocionale, ku ka folur për ish-partnerin e saj dhe respektin që ajo ende gëzon për të.

E ftuar sot në ‘Top Story’, Bleona ka treguar se sa e rëndësishme ka qenë për të që të ndiqte ëndrrat e saj, të cilat sipas saj ishin shumë herë më të mëdha se sa marrëdhënia dashurisë që ajo kishte krijuar. Këngëtarja ka treguar se ish-partneri i saj gëzon respekt maksima nga ajo për faktin që ai e mirëkuptoi për ëndrrat dhe karrierën që ajo donte të ndiqte duke mos e penguar.

“Jam shumë falënderuese për zemër-madhësinë e atij njeriu i cili e kuptoi që ëndrrat e mia ishin shumë herë më të mëdha se sa marrëdhënia që kishin në të dy. Ai për mua do ngelet gjithmonë një djalë i mrekullueshëm. Në të dy jemi kompjuterë shumë të mirë por me sisteme operimi të ndryshme dhe në momentin që gjërat nuk përputhen nga sistemet e operimit, të mos kesh ego dhe të kuptosh që ëndrrat e partnerit tënd janë të ndryshme nga të tua dhe të kesh mirësinë ‘to let go’, ai për mua ka një respekt shumë të madh. Jam shumë falënderuese për shumë sportin që më ka dhënë jo vetëm ai por edhe familja e tij. 

Advertisement