Connect with us

Sport

Spalletti vlerëson Zhegrovën: Lojtar me syze tre-dimensionale, mban gjithmonë një fitil të ndezur, shkëlqen me “zepetën”

Edon Zhegrova është intervistuar nga DAZN pas ndeshjes Juventus-Pisa. Fjalët e sulmuesit të Juventus, i cili ishte vendimtar me hyrjen e tij në fushë:

Juventusi vazhdon momentin pozitiv në Serinë A, duke koleksionuar fitoren e tretë radhazi për t’u afruar ndjeshëm me kreun e klasifikimit.

Këtë herë “Zonja e Vjetër” triumfoi kundër Pizës 0-2 në një ndeshje që nuk ishte aspak e lehtë. Madje ishin vendasit ata që sulmuan në pjesën e parë dhe në fillimin e së dytës, duke goditur dy herë shtyllën.

Edhe bardhezinjtë iu afruan golit me anë të Kelly-t. Aktivizimi i Zhegrovës në pjesën e dytë i dha një tjetër impuls ekipit të Spallettit dhe Juventusi gjeti golin. Kalulu provokoi kundërshtarin brenda zonës, i cili u detyrua ta shtynte vetë topin në rrjetë. Kenan Yildiz mbylli llogaritë me golin në fund për t’i dhënë 3 pikët e arta skuadrës së tij.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit.

Trajneri Spalletti vlerësoi maksimalisht Zhegrovën.

“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe David bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spalletti.

…..

Si po shkon puna me Spallettin dhe me Juventusin? Dhe me qëndrimet mbrojtëse për të cilat ka folur shpesh trajneri… “Spalletti po mundohet të më ndihmojë të përmirësohem edhe në fazën mbrojtëse, megjithatë në klubet e mëparshme ku kam luajtur, faza mbrojtëse ishte diçka që më kërkohej dhe që e bëja, sepse e di që në futbollin modern është diçka e rëndësishme të bësh dy faza. Nuk mund të vijë gjithmonë në 100%, kam qenë jashtë për shumë kohë, nuk kam luajtur shumë në fillim të sezonit, por tani po jap më të mirën time”.
Spalletti ka folur shpesh për “zeppettën” tënde, atë goditje nën top me të cilën kalon kundërshtarin… “Është diçka me të cilën kam lindur, një cilësi natyrale. Falënderoj trajnerin që ka shpikur një term për mua”.

……..

“Zhegrova është lojtari me “syze tre-dimensionale”, ai zotëron një fitil të ndezur dhe shkëlqen me “zeppetta” – kështu deklaroi pas ndeshjes Pisa-Juventus trajneri Spalletti.

Askush nuk i kishte vënë ndonjëherë një emër gjësë që e bëri Zhegrovën unik në botën e futbollit për kaq shumë vite: prekjen e tij mbi topin. Derisa Spalletti e “mori përsipër” në Torino, disa muaj pas mbërritjes së tij. “Kam lindur me këtë cilësi,” tha lojtari. “Trajneri e quajti prekjen time zeppetta? E falënderoj që i dha një emër.” Spalletti gjithmonë e ka përshkruar Zhegrovën si një lojtar vendimtar. Kur ai mbërriti, iu desh fullimisht të përshtaste vrndimet e tij bazuar në udhëzimet e mjekëve sepse Zhegrova po vinte nga një pushim i gjatë, por më pas gjërat u përmirësuan. Megjithëse… “gjatë javës ai kishte ethe dhe nuk prisja që të ishte në gjendje të duronte 35 minuta,” komentoi trajneri. Sulmuesi shpjegoi se si Spalletti po punon “për të përmirësuar anën e mbrojtjes, diçka që më është kërkuar ta bëj më parë, dhe e di që është e rëndësishme në futbollin modern”. Qëllime të mira: “Kam qenë jashtë për një kohë të gjatë, por tani po kontribuoj duke i vënë në dispozicion aftësitë e mia. Gjëja e rëndësishme për ne është të qëndrojmë të bashkuar.”- deklaroi futbollisti shqiptar

Advertisement