Bota
Çfarë do bisedonte me Putin? Zelensky: Ai është armiku im, do ta pyesja pse po na lufton
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se do të ngrinte çështjen e territoreve dhe arsyet e luftës në një bisedë me Vladimir Putinin. Në një intervistë për Fox News, Zelensky, u shpreh se një diskutim i tillë nuk do të zhvillohej nga dëshira e tij personale.
“Mendoj se është e rëndësishme. Do të diskutoja çështjen e territoreve, çështjen e shkaqeve të kësaj lufte, sepse ai na pushtoi. Nuk dua të flas me të, ai është armiku im. Por mendoj se është e rëndësishme të flasim për një arsye dhe një arsye, duhet ta kuptojmë se nuk duam një luftë të tretë nga Rusia”, tha presdineti ukrainas. Presidenti ukrainas theksoi se nuk i beson Putinit, duke vënë në dukje në të njëjtën kohë se as kreu i Kremlinit nuk i beson atij. “Mendoj se qëllimi i tij ishte të pushtonte të gjithë territorin tonë, të gjithë vendin tonë. Dhe dua vërtet të dëgjoj dhe të shoh se ai nuk do të kthehet kurrë ”, tha ai.
Zelensky më pas iu referua zhvillimeve në fushën ushtarake, duke argumentuar se për herë të parë ka ngecje në forcën e përgjithshme të forcave të armatosura ruse. Siç tha ai, në vitet e kaluara Rusia ka rritur vazhdimisht numrin e ushtarëve të saj, përmes mobilizimit masiv dhe kontratave. “Ata mobilizuan 43,000 njerëz çdo muaj dhe nënshkruan kontrata. Por këtë vit, për herë të parë, numri i të mobilizuarve është i barabartë me numrin e viktimave. Kjo do të thotë se, për herë të parë, madhësia e ushtrisë së tyre ka ndaluar së rrituri ”, u shpreh ai.
Sipas mediave të huaja, Zelensky tha se pala ukrainase beson se viti 2026 mund të jetë viti i përfundimit të luftës. “Nëse, me vullnetin e Zotit, e ndalojmë luftën në vitin 2026, kjo do të ndodhë sepse Rusia nuk do të vazhdojë me një mobilizim të ri. Përndryshe, Putin mund të vendosë të mobilizohet përsëri”, paralajmëroi ai.
Mediat shkrujnë se, të hënën, ndërsa po publikoheshin fragmente nga intervista e Zelensky me Fox News, Presidenti ukrainas, Vladimir Putin nënshkroi një dekret për rekrutimin e 261,000 rekrutëve në vitin 2026, si pjesë e shërbimit të detyrueshëm vjetor./