Kronike
Shoferi humbet kontrollin e mjetit, përfundon mbi bordurën e autostradës Tiranë-Durrës
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të marte në autostradën Tiranë-Durrës.
Një shofer ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përfunduar mbi bordurën anësore të rrugës e cila është në rikonstruksion.
Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një manovër e gabuar nga shoferi.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga aksidenti.