Connect with us

Bota

Kemi kapur Maduron dhe gruan e tij/ Donald Trump reagon pas sulmeve të para mbi Venezuelë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit.

Ky operacion u krye në bashkëpunim me forcat e rendit të SHBA-së.

Detaje të tjera do të pasojnë.

Sot, në orën 11:00, do të mbahet një konferencë për shtyp në Mar-a-Lago.

Faleminderit për vëmendjen ndaj kësaj çështjeje!

Presidenti DONALD J. TRUMP

Shtetet e Bashkuara nisën një sulm ndaj disa vendeve në Venezuelë, duke përfshirë bazat ushtarake në vend. Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në orën 2 të mëngjesit sipas orës lokale në kryeqytetin e Venezuelës, Karakas, dhe vende të tjera në shtetet Miranda, Aragua dhe La Guaira.
Aksioni ushtarak u urdhërua nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i cili në javët e fundit kishte ngritur mundësinë e sulmeve tokësore kundër Venezuelës dhe kishte deklaruar se ditët e Presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro, ishin “të numëruara”, pasi vendosi një flotë anijesh luftarake në Karaibe.
Përmes një reagimi Trump tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer me sukses një sulm në shkallë të gjerë kundër Venezuelës dhe udhëheqësit të saj, presidentit Nicolás Maduro, i cili, së bashku me bashkëshorten e tij, është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit. Qeveria venezueliane konfirmoi se sulmi – një “akt shumë serioz agresioni” – goditi Karakasin dhe disa zona të tjera të vendit dhe u bëri thirrje të gjitha forcave politike dhe shoqërore të aktivizojnë planet e mobilizimit. “Ne do të mbrohemi”, deklaroi qeveria në Karakas.

 

Advertisement