Connect with us

Aktualitet

Protestuesit në Durrës tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Edhe këtë mbrëmje, banorët në Durrës kanë dalë në protestë pas situatës problematike të krijuar nga përmbytjet e ditëve të fundit.

Qytetarët janë mbledhur para bashkisë së Durrësit me pankarta në duar dhe kërkojnë mbështetje dhe transparencë për situatën e krijuar.

Ata kanë ngritur zërin kundër abuzimit me fondet publike dhe investime të pamenduara që përmbysin Durrësin, si dhe mungesën e mbështetjes në këtë situatë për banorët e prekur.

Protesta është organizuar nga të rinjtë e FRPD-së. Protestës, ashtu si mbrëmjen e kaluar, i janë bashkuar dhe qytetarët e lagjeve të vjetra të Durrësit që preken nga projekti TID. Protestuesit po kërkojnë dhe dorëheqjen e kryetares së bashkisë.

 

Advertisement