Connect with us

Kronike

Klos/ Automjeti bie në një përrua, asnjë gjurmë nga personat që ishin në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orën 01:00 të natës në Klos.

Mësohet se një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi dhe ende nuk dihet saktësisht sa persona ndodheshin në makinë në momentin e aksidentit.

Siç raportohet deri më tani, në mjet dyshohet se kanë qenë 2 deri në 3 persona.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime
LAJMI I PERDITESUAR

Gjendet automjeti që ra në përrua në Klos, në orët e para pas mesnatës, por në makinë nuk është gjendur asnjë person.

Jurgen Karaj është drejtuesi i mjetit që dyshohet se e ka marrë rrjedha e ujit.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.

Advertisement