Connect with us

Politike

Rama ironizon opozitën: Do t’i dorëzohem vetë ushtrisë amerikane që të më çojnë në Shtëpinë e Bardhë

Kryeministri Edi Rama ironizoi opozitën gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke iu referuar pretendimeve për ndërhyrje amerikane dhe skenarëve të paralajmëruar prej saj.

Me tone sarkastike dhe gjuhë figurative, Rama i cilësoi këto narrativa si të dështuara dhe theksoi se ato janë rrëzuar nga vetë zhvillimet politike, ndërsa komentoi edhe deklaratat e opozitës lidhur me protestat dhe rolin e SHBA-së.

“Ju fituat se për muaj me radhë thatë që Amerika do më bënte gjyqin për t’ju kthyer ju në karriget ku nuk do ktheheni kurrë po nuk dolët poshtë karrigeve ku qendrojnë hijerëndë të ndenjurat e stërgjyshit tuaj.

Fituat kur festuar marrjen e Maduros, dhe u thatë shqiptarëve se ishte provë gjenerale për marrjen e Ramaduros nga Kryeministria, ajo zyrë që e keni fiksim 12 vjet dhe mblidheni si qindra Romeo të dëshpëruar për një Zhulietë të vetme.

Sot do të votoni të vërtetën e madhe që unë nuk do ta detyroj kurrë ushtrinë amerikane ti bashkohet protestës tuaj se do të dorëzohem vetë paqësisht në duart e autoriteteve amerikane që do më marrin me makinë e do më çojnë në Shtëpinë e Bardhë që të jem pjesë e Bordit të Paqes.” – u shpreh, mes të tjerash, Rama.

Kreu i qeverisë e kaloi me batuta, duke thënë se “unë i marr si Rama duro se me këta këtë pune ke”.

“Unë kam pasionin e atij që shef sesi të gjitha kurthet në pyll janë plot.

Po për ato kurthe duhet durim, sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë unë e dëgjoj Rama duro se këtë punë ke me këta. Hiqeni Ramaduron se më shtoni durimin”, tha Rama.

Rama: Më e mira do kishte qenë sot për një herë të vetme të pushonte avazi i vjetër. Si duket humbësit kronikë të humbasin as këtë rast të bëjnë atë gjë, të humbin përsëri rastin duke vazhduar të dini shqiptarët nuk blejnë asgjë tjetër se mishërojnë vetëm humbjen në të gjitha format e saj.

Kishit mundësi të deklaroni fitoren, sepse gjithnjë fitoni për mua me radhë thatë se Amerikan do më bënte gjyqin që të ktheheni në ato karrige ku nuk do ktheheni kurrë. E paralajmëruar se do më thërritni në Amerikë me 20 janar për tu paraqitur në Prokurori, e vulosët fitoren kur morën Maduron dhe thatë se ishte vetëm provë gjeneralë e ushtrisë amerikane për kapjen e Ramaduros.

Advertisement