Connect with us

Kosova

Vuçiç kritikoi përsëri BE-në dhe u rreshtua me rusët për Ukrainën

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se Konferenca e Sigurisë në Mynih ishte se “të gjithë thonë se duan paqe, por në të vërtetë duan humbjen e palës tjetër”, dhe se përfaqësuesit evropianë përsëriten se lufta në Ukrainë do të mbarojë së shpejti, me humbjen e Rusisë.
Ai u shpreh se aktualisht është “e vështirë të flasësh me evropianët mbi baza racionale”, se ata nuk e shohin anën tjetër – domethënë numrin e ukrainasve të vdekur.
“Të gjithë po flasin për disfatën strategjike të Rusisë. Është e mundur që ata të kenë të drejtë, por nuk jam i sigurt se ku e shohin fitoren e tyre” – deklaroi presidenti serb
Ai gjithashtu aludoi përsëri se bashkëpunimi ushtarak i Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës është i drejtuar ekskluzivisht kundër Serbisë, se në rast të një përshkallëzimi të konfliktit me Rusinë, “nuk dihet se cilat dhe sa trupa duhet të shkojnë në frontin lindor” dhe se Serbia, si një vend neutral në atë kohë, do të “duket e mposhtur”.
Vucic shtoi gjithashtu se shpreson që të mos ketë konflikt më të gjerë, por se hendeku midis SHBA-së dhe BE-së po thellohet, si dhe se Evropa po punon për zhvillimin e aftësive të veta mbrojtëse.

Advertisement