Aktualitet
EMRI/ I shpallur në kërkim në Itali për trafik droge, arrestohet 34-vjeçari shqiptar
Një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike wshtw arrestuar ditwn e sotme. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit Syrgen Haxhija 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Shtetit Vijojnë kontrollet dhe operacionet e njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet një tjetër fazë e operacionit policor të koduar “Operacionalja”. Lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në vijim të punës gjurmuese për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara, në bashkëpunim me shërbimet operacionale të DVP Shkodër, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 83”.
Në kuadër të operacionit, në qytetin e Shkodrës, u bë i mundur lokalizimi, identifikimi dhe arrestimi i shtetasit S. H., 34 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali, për ekzekutimin e urdhrit për zbatimin e masës së sigurisë personale “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Milanos, për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Pjesëmarrje në organizatë kriminale”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.