✦
Thinking ...
Connect with us

Kronike

Aksident i rëndë në Berat, makina përfundon në kanal; humb jetën 67-vjeçari

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Samaticë, në bashkinë Dimal të Beratit.

Viktimë ka mbetur 67-vjeçari Zenun Zeka, banor i këtij fshati, i cili, sipas të dhënave paraprake, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit.

Për pasojë, makina ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në një kanal anësor, duke i marrë jetën drejtuesit të saj.

Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, e cila ka transportuar trupin e pajetë të 67-vjeçarit drejt morgut të Spitalit Rajonal të Beratit.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se shpejtësia e automjetit dhe mungesa e ndriçimit në këtë segment rrugor mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të makinës.

overlay-cleverNdërkohë, grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të dinamikës dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit fatal.
Advertisement