✦
Thinking ...
Connect with us

Pinknews

“Urime ditëlindjen në parajsë, mami!” Elijona Binakaj prek me dedikimin

Elijona Binakaj ka ndarë një dedikim emocionues për nënën e saj të ndjerë, në ditën kur ajo do të festonte ditëlindjen. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e së ëmës, duke kujtuar momentet që dikur i kalonin së bashku.

Në mesazhin e saj, Elijona tregon se kjo është një tjetër ditëlindje që e përjeton pa praninë e nënës. Ajo shpreh dëshirën për ta përqafuar edhe një herë, për t’i uruar ditëlindjen dhe për të dëgjuar zërin e saj.

“Urime ditëlindjen në parajsë, Mami jem! Edhe një ditëlindje pa ty… Sa shumë do të doja ta festonim bashkë, të të përqafoja fort, të ta uroja ditëlindjen dhe të të kisha pranë, qoftë edhe vetëm për një moment”, shkruan ajo.

Në vijim, Binakaj rrëfen se i mungojnë zëri, përqafimet, këshillat dhe kujdesi i nënës, duke theksuar se, pavarësisht viteve që kalojnë, do të mbetet gjithmonë vajza që kërkon përqafimin e saj. Ajo shpreson që e ëma ta shohë nga lart dhe të jetë krenare për të.

Dedikimin, Elijona e mbyll me një mesazh dashurie të përjetshme, duke shprehur shpresën se një ditë do të takohen sërish.

Advertisement