Sport
Hidhet shorti, mësoni dy përballjet gjysmëfinale në Kupën e Shqipërisë
U hodh sot shorti për gjysmëfinalet e Kupës së Shqpërisë ku Egnatia, Vllaznia, Dinamo dhe Elbasani mësuan fatin e tyre.
Ndeshja e parë gjysmëfinale është Dinamo-Vllaznia ndërsa Egnatia do të përballet me Elbasanin.
Ndeshjet do të jenë me sistem vajtje-ardhje, njësoj si çerekfinalet. Mbetet për t’u zyrtarizuar data e këtyre takimeve.
SHORTI
DINAMO vs VLLAZNIA
EGNATIA vs ELBASANI