Connect with us

Politike

Rama i përgjigjet kritikave: Përpjekje e shëmtuar, s’ka asnjë frenim në rrugën tonë drejt BE

Kryeministri Edi Rama po mban një konferencë për shtyp. Dalja publike e kreut të qeverisë në orën 12:30 vjen një ditë pas seancës plenare ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për marrjen e autorizimit për arrestimin e deputetes Belinda Balluku.
Njëkohësisht, tjetër çështje që ka marrë vëmendjen e ditëve të fundit është lufta që po zhvillohet në vendet e Lindjes së Mesme, çka sjellë një ndikim në Shqipëri kryesisht në rritjen e çmimit të karburantit.
“Do ta nis nga vendimi i djeshëm i Parlamentit për jehonën tërësisht të deformuar që iu dha atij vendimi. Ju me siguri e keni ndjekur të gjithë rrjedhën e ditës, keni ndjekur edhe prononcimin tim, që dua ta përsëris që lidhet me të vërtetën e madhe që kërkesa e Prokurorisë nuk i përmbushte as kushtet minimale për tu marrë në konsideratë.
Përpjekja për ta lidhur refuzimin me ndonjë arsye tjetër apo për t’i dhënë refuzimit përmasën e një fakti që do të bllokojë rrugën e Shqipërisë në BE apo do të pengojë zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, apo do pengojë drejtësinë, është përpjekje e shëmtuar, madje në dëshpërimin e vet ka të gjithë ingredientët që ka në të përditshmen tonë përpjekja për të bërë çmos që Shqipëria të pengohet” – u shpreh Rama.

 

Advertisement