Pinknews
Nominimi i bashkoi? Mateo dhe Brikena në momente intime? VIDEO pushton rrjetin
Brikena duket se ka krijuar një raport mjaft të ngushtë me Mateon, një afërsi që duket qartë në videon e fundit që po qarkullon në rrjetet sociale. Në klip, dyshja shfaqen duke kaluar një moment të qetë dhe intim, ndërsa afërsia fizike duket e natyrshme dhe e pranueshme nga të dy.
Siç e kemi parë tashmë, Brikena ka lejuar që Mateo të ketë prekje fizike ndaj saj, një gjest që kohëve të fundit duket i zakonshëm mes tyre. Ky raport i afërt nuk është një zhvillim i ri; fansat vënë re se momentet e ngjashme kanë ndodhur që kur Brikenës i erdhi droni nga familja, ku ata kishin thënë: “Bëj ç’të duash, ne jemi me ty”. Si duket ishte ky momenti që Brikena po priste për të vazhduar marrëdhënien e saj me Mateon.
Një moment që ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve është kur Mateo shihet duke vendosur dorën mes këmbëve të Brikenës, dhe më pas duke i puthur dorën. Fansat kanë komentuar se këto gjeste reflektojnë jo vetëm afërsinë fizike, por edhe raportin emocional dhe besimin që dyshja kanë mes tyre.
Videoja ka shkaktuar reagime të ndryshme online: disa e shohin si shfaqje të dashurisë dhe përkujdesjes, të tjerë si një moment provokues, por një gjë duket e qartë, Mateo dhe Brikena janë në qendër të vëmendjes dhe raporti i tyre i veçantë ka ndezur debat dhe kuriozitet në rrjetet sociale.