Connect with us

Politike

Rama s’merr vesh, por SHBA-BE kanë një agjendë/ Buzhala: SPAK të rishikojë planin B për Ballukun

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ndodhet në një nga momentet më kritike që prej krijimit të saj.

I ftuar në emision analisti Berat Buzhala u ‘përplas’ me panelistët e tjerë në emisionin, në atë që cilësohet si “beteja e humbur”, lidhur me dështimin për heqjen e imunitetit të  deputetes së PS, Belinda Balluku, e cila ngre pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e luftës kundër korrupsionit në nivele të larta. Kjo situatë, theksoi Buzhala, konsiderohet si një test madhor për institucionin e drejtësisë, i cili tashmë pritet të rishikojë strategjinë dhe të aktivizojë një “plan B”. Dështimi i SPAK-ut në një pikë kaq të ndjeshme, u shpreh analisti, shihet si një provë zjarri për pulsin e kombit.

Sipas tij, një shoqëri inerte, pa një reagim të fortë civil dhe opozitar, rrezikon t’i japë fitoren heshturazi atyre që kërkojnë të minojnë drejtësinë.

Çështja është që do të ishte, domethënë një heshtje disa ditore, se as javore s’mund të thuhet, prej betejës së humbur kur tërhiqet, domethënë nuk kalon imuniteti për zonjën Balluku, për t’ia hequr imunitetin. Është për mendimin tim është e pritshme, domethënë që pala tjetër, në këtë rast SPAK-u, të rishikojë planin B të kësaj ngjarje. Jemi duke folur për një situatë politike edhe të drejtësisë, çka ndodhi muajt e fundit, po në dritën e zhvillimeve 34-35 vjeçare. E tash kur e sheh disa javë që po pritet, ku e ke edhe Bashkimin Evropian, që në anën tjetër…, një pjesë e tyre janë skeptike.

SPAK-u nuk është atom i lirë që funksionon aty dhe e kanë provuar po bën a s’po bën. Po se s’bën, lëre se ky është i çmendur, s’kemi ç’t’i bëjmë, po i dorëzojmë armët. Pra prapë pas SPAK-ut është një autoritet politik ndërkombëtar, që unë e besoj që janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët, sa e mbaj mend unë, posaçërisht vendet e Ballkanit, nuk është që zbysen aq lehtë, a, ky kryeministër s’merrka vesh, lëre se po tërhiqemi ne. Pra nuk tërhiqen se ata e kanë një agjendë. Në këtë rast, SPAK-u është agjendë, edhe agjenda prapa SPAK-ut është një autoritet më i fuqishëm politik sesa Republika e Shqipërisë, në kuptimin e garancive që ia u dhanë prokurorëve të caktuar ose gjyqtarëve të caktuar për me i procedu rastet.

Edhe po të jetë e vërtetë që SPAK-u dështoi, bie fjala, provuan, nuk mundën, e lanë. Tash ne e kemi parë një gjë. Kë dështoi ose po dështon te një pikë jashtëzakonisht e ndjeshme, te pika Balluku. Nëse një shoqëri, si shoqëria shqiptare, që megjithatë i ka disa media, e ka parti opozitare, ne shohim shtete, bie fjala Irani, para ndërhyrjes vdiqën, në luftë për demokracinë, u vranë 8 mijë veta. Nëse këtu dështoi, edhe ne po e dimë pse, unë nuk jam i bindur që dështoi, po tash po dal në këtë rolin tjetër, atëherë Shqipëria, shoqëria civile, opozita, ata që e konsiderojnë veten që po duan me mbrojt një shoqëri demokratike, liberale, që e ka dëshirën me u bë pjesë e Bashkimit Evropian, atëherë ky është momenti kur ti ato protestat që bëhen ciklike, periodike, ato duhet të intensifikohen, ose Rama na e meriton me qenë aty ku është. Pra nëse shoqëria është kaq inerte, që nuk ka puls, e prek pulsin e shoqërisë, nuk rrah, atëherë Ramës veç i thonë puna e madhe se s’patëm ç’i ça me të bë. Ti qenke kampion.

Po kaq lehtë me u dorëzuar, si me thënë, e domethënë, ja, ky s’merr vesh gjë as Bashkimin Evropian, as Shtetet e Bashkuara të Amerikës, s’kemi çfarë të bëjmë, po vazhdojmë business as usual. Unë s’besoj që Shqipëria mundet kaq lehtë me thënë, a e sheh, nuk, ose me u gëzu që s’funksionoi SPAK-u edhe me dalë me thënë, ju kemi thënë që s’ekziston SPAK-u, ose ju kemi thënë që s’ka SPAK. Po a po ju vjen mirë që s’funksionon SPAK-u? Apo po bëjmë diçka me mbrojt SPAK-un? Ose këto raste, për shembull, Balluku ose kushdo qoftë, çfarë po bën shoqëria me i nejt mbas atij prokurorit ose me i dhënë pak guxim prokurorit? Pra, unë i njoh plot vende, edhe në Bjellorusi ka puls, domethënë i kanë arrestuar opozitën, luftojnë atje, diçka janë, dalin në azil.

Tash ti mundesh me i dit disa emra pak më shumë, po si frymë, Rama është kundër SPAK-ut. Domethënë ekziston dëshira për të luftuar SPAK-un. Pse po them me e luftuar SPAK-un? Tash, jo se ndoshta i ka shkaktuar dhimbje të mëdha, po me parandalu mos me i shkaktuar dhimbje më të mëdha. Kështu që unë nuk mendoj që ka vdekur SPAK-u, ose nuk mendoj që nuk ka tendencë për reformë në drejtësi. A është, a është reforma në drejtësi më e mira e mundshme? Nuk është. Po unë mendoj që është më e mira në rajon, për hir të vërtetës. Sepse e kemi edhe Kosovën, edhe Maqedoninë, edhe Serbinë, nuk mjafton me qenë më i miri në rajon, po qartazi është më i mirë se pjesët e tjera të rajonit.

Advertisement