Politike
SEANCA NDAJ METES ESHTE KRIM POLITIK
Ish-deputeti Petrit Vasili u shpreh se seanca gjyqësore ndaj ish-presidentit Ilir Meta, e zhvilluar me dyer të mbyllura, përbën një “krim politik të porositur”, një proces pa transparencë, që nuk i përmbahet standardeve të një gjykimi të drejtë.
Ai theksoi se mënyra se si po zhvillohet çështja tregon, sipas tij, një drejtësi të ndikuar politikisht dhe të përdorur për qëllime të caktuara.
Vasili theksoi se, Ilir Meta është përballur me një proces të ndërtuar mbi akuza të pabazuara në prova dhe të orientuara politikisht, ku ai pretendon se janë të përfshira edhe institucionet e drejtësisë.
Ai akuzoi gjithashtu Kryeministrin Edi Rama për ndikim në këtë proces, duke e cilësuar atë si pjesë të një skenari politik ndaj opozitës.
Në thelb, Vasili e cilësoi seancën si një akt që, e shndërron gjykimin në një proces politik, ku mungesa e transparencës dhe zhvillimi me dyer të mbyllura forcojnë dyshimet për një drejtësi të kontrolluar dhe të orientuar.
“Ilir Meta ishte më i motivuar se kurrë ndonjëherë. Sigurisht elementë të caktuar që shkakton izolimi, edhe ai ajrimi një herë në ditë, të jesh i privuar, krijon diçka nga ana vizuale, por ishte e parëndësishme, ai ishte absolutisht më i motivuar se kurrë, më i qartë se asnjëherë tjetër dhe shumë i fokusuar drejt çmontimit të kësaj afere.
Së dyti, është vërtetë, unë isha në sallë dhe, vërtet, të mendosh që gjyqi i Nurembergut ndaj Geringut e të tjerëve, apo në Shqipëri që nga gjyqi i 2 Prillit në shpërbërjen e pluralizmit, sapo pluralizmi kishte lindur, apo më tej gjyqi ndaj ish-Byrosë Politike, apo gjyqi ndaj Nexhmije Hoxhës, apo gjyqi ndaj Fatos Nanos e të tjera e të tjera, të cilat vendosën në Shqipëri standardin e një ndarjeje të pafund në pikëpamjen e transparencës publike me të shkuarën, sot pamë një Shqipëri dhe një drejtësi mizerabël, e cila paraqiti një standard shumë të ulët.
Tregonte vijueshmërinë, vazhdimësinë e krimit politik të porositur nga Edi Rama, kundër paralajmërimit të Ilir Metës, që fillonte nga rrëmbimi e deri në seancën e gjyqit, privimin e tij nga mundësia që ai të komunikojë me tërë publikun shqiptar, duke u përballur në sallën e gjyqit me këtë, madje me këtë mashtrim dhe këtë mashtrim mafioz që është përgatitur. Është shumë e qartë që edhe sipas shumë dokumenteve dhe fakteve të bëra publike edhe nga selia e Partisë së Lirisë, sepse kjo ka qenë mundësia e vetme, edhe nga sekretari i përgjithshëm Tedi Blushi, është shumë e qartë që pala e cila ndodhet në një hall shumë të madh është sot SPAK-u së bashku me gjykatën, pasi unë këto i shoh të dyja të lidhura bashkë. Sepse nga e gjithë kjo, e gjithë kjo montaturë mafioze, ka dalë vetëm një fakt shumë i madh, që Edi Rama është ai që ka falur 489 milionë dollarë në CEZ dhe sot nuk është përpara drejtësisë. Ndërsa e gjithë dosja e Ilir Metës thjesht dhe vetëm ka provuar pafajësinë absolute dhe ka provuar që në të gjitha rastet Ilir Meta ka vepruar saktësisht.
Po pikërisht për këtë flasim. Por problemi qëndron këtu, sepse këtu nuk ka dy versione. Këtu ka vetëm një version, i cili është publik. Këto nuk janë hamendje. Këto janë fakte, mijëra fakte publike, që nga e famshmja e kësaj çështjeje që nuk ka asnjë lidhje me Ilir Metën, në asnjë element të saj, në asnjë shkresë, provë, fakt apo dokument. Po kështu edhe çështjet e tjera, si ajo e lobimit e të tjera e të tjera, ku nuk figuron një dokument i vetëm. Tani jemi përballë një opinioni publik të cilit do t’i shihet qartazi që thjesht dhe vetëm SPAK-u bashkë me tërë zinxhirin pastaj dhe GJKKO-në që ka dhënë vendimet njëpasnjëshme, kanë qenë pjesë, pra të implikuar në një krim politik të urdhëruar nga Edi Rama publikisht. Nuk e ka bërë fshehur, e ka bërë publikisht. Dhe ky moment është një moment kthese shumë i madh, sepse normalisht banka e të akuzuarit duhet të ndryshojë pozicion. Sepse ata që akuzojnë në mënyrë të rreme, që mashtrojnë, që montojnë dosje, duhet të jenë ata tashmë në bankën e të akuzuarit. Dhe pikërisht kjo shpjegon frikën shumë të madhe dhe përballjen me opinionin publik.
Pyetja ime publike është kjo: Si ka mundësi që Shqipëria e 2026-ës është shumë herë më e mbyllur, është bunker në raport me Shqipërinë e 1992-shit? Në 1992-shin njerëzit kanë parë me 100 orë në televizionin e vetëm shtetëror të botës, ëh? Gjyqin e 2 prillit. Po, e vërtetë. Apo jo? E vërtetë. Të paktën në fund të fundit, edhe sikur të kishte ato kufizime, mund të justifikoheshin me daljen e Shqipërisë në një regjim të ri juridik edhe politik e të tjera. Por në momentin e sotëm, në mënyrë të paturpshme, gjykata u vetëasgjësua. Na dha në sallë, çfarë argumentimi dha Spartak Ngjela? Dha argumentimin për të bazuar qëndrimin e zotit Meta brenda atij kafazi të tejdukshëm, dha argumentin sepse Franca e ka përdorur për një terrorist tjetër. Po. Tani çdo shqiptar që ka mend, çdo gazetar që nuk është idiotizuar nga Edi Rama dhe ka marrë para nga Edi Rama, pyet: Ore, po meqë ju referove Francës, pse nuk u referove si do të trajtohet ish-presidenti Sarkozy? Presidenti Meta, presidenti Sarkozy. Merret si shembull Franca? Po, urdhëro. Jemi shumë dakord. Trajtoheni si ish-presidenti Sarkozy. Pra e kuptoni se në çfarë llumi dhe inkriminimi hyjnë këto gjykata. Pra kjo, me këtë sjellje të sotme…
Vazhdimi i konsumimit të një krimi politik të porositur. Nuk është thjesht gjyq politik, është krim politik i porositur. Se është porositur publikisht. Dhe, më fal, sepse kur rrëmben një njeri me persona të panjohur, sot e kësaj dite të paidentifikuar, të pagjykuar, të pahetuar, pra e ke rrëmbyer në mënyrë mafioze dhe i krijon të gjitha represionet më të papranueshme brenda institucioneve gjyqësore në botë, deri te mbajtja e tij, dhe sot i mohon të drejtën e transparencës, ky është krim politik nga fillimi deri në fund dhe gjykata thjesht dhe vetëm është e inkriminuar në këtë krim politik.”