Connect with us

Aktualitet

Revolucion digjital në inspektime/ Dashnor Sula shpall nisjen e sistemit të ri

Reforma e ndërmarrë nga qeveria për sistemin e inspektimeve ka hedhur sot një hap vendimtar drejt zbatimit praktik. Me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit të publikut e biznesit, ka nisur zyrtarisht faza e digjitalizimit të plotë të këtij procesi, i mbështetur në ndryshimet e fundit të ligjit.

Kryeinspektori Dashnor Sula shprehet se ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit. Sot është bërë edhe dorëzimi i 143 tabletave për lehtësimin e punës ne terren të inspektoreve rajonalë e vendorë.

“Dixhitalizimi i sistemit të inspektimit është një hap vendimtar në reformën e ndërmarrë nga qeveria me ndryshimet e bëra në ligjin 99/2024 për inspektimin me qëllim përmirësimin e funksionimit dhe rritjen e besimit ndaj tij. Ky sistem mundëson kryerjen e inspektimeve në distancë, raportimin elektronik, menaxhimin e integruar të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të procedurave inspektuese në terren, duke garantuar transparencë, përgjegjshmëri dhe standardizim të plotë të procesit.
Për ketë qëllim sot në ambientet e Inspektoratit të Përgjithshëm u bë dorëzimi i 143 tabletave për lehtësimin e punës ne terren të inspektoreve rajonalë e vendorë me synim krijim e kushteve optimale të punës si një domosdoshmëri për funksionimin efikas të sistemit.
Sistemi i inspektimeve udhëhiqet dhe koordinohet nga Inspektorati i Përgjithshëm, i cili siguron bashkëveprim të strukturuar ndërmjet inspektorateve qendrore, njësive të specializuara dhe strukturave vendore, duke shmangur mbivendosjet, konfliktet e kompetencës dhe përdorimin joefikas të burimeve.

Krijimin i një databaze të integruar për subjektet e inspektimit, forcimin e kuadrit institucional përmes Bordit të Inspektimeve, si dhe profesionalizimin e trupës inspektuese përmes trajnimit, certifikimit dhe standardeve të unifikuara.
Inspektori i Përgjithshëm z. Dashnor Sula në prononcimin e tij shprehu se “ Unë si Inspektor i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë garantoj të gjitha inspektoratet qendrore , rajonale dhe vendore që cdo inspektor do të punoj në kushte optimale për përmbushjen në detyrën e tyre sipas ligjit 99/2024 për inspektimin. Jam i bindur qe çdo inspektor nga dita e sotme e ne vazhdim do te tregoje përgjegjshmëri dhe integritet për te përmbushur detyrën”.

Advertisement