Connect with us

Horoskopi

Horoskopi ditor, 26 nëntor 2020

Dashi

Nëse kohët e fundit ka pasur një ndarje, është normale që ju nuk doni të riktheheni në lojë: nuk jeni akoma gati për të dashur. Në punë, përpiquni të jeni më të kujdesshëm: një përgjigje mund të vijë deri në fund të vitit!

Demi

Kjo pjesë e fundit e muajit mund të sjellë me vete disa probleme dhe dyshime në dashuri. Në punë, ju mendoni se diçka nuk shkon, nuk jeni plotësisht të kënaqur.

Binjakët

Venusi nuk është më në një aspekt interesant, por në çdo rast historitë e dashurisë të lindura në tre javët e para të nëntorit janë të rëndësishme. Në punë, qëndroni të qetë, një projekt që ju intereson duket se është në rrezik!

Gaforrja

Tranziti i Venusit është përsëri pozitiv, por kjo ditë sjell me vete disa dyshime në dashuri. Në punë, keni një shans për të rregulluar një problem në javët e ardhshme.

Luani

Dielli dhe Hëna në favor: ka ardhur koha të vendosim një gur të bukur mbi ndryshimet e së kaluarës. Në punë, mbështesni idetë tuaja por gjithashtu dëgjoni këshillat e të tjerëve. Nëse i bëni gjithçka vetë dhe nxitoni mund të gaboni!

Virgjëresha

Energji e mirë pasdite: sot në dashuri mund të përjetoni plotësisht emocionet që ndjeni. Në punë, Jupiteri vazhdon një tranzit të favorshëm: vetëm disa diskutime për krijimin e një projekti që ju intereson!

Peshorja

Mundohuni të gjeni qetësinë në dashuri dhe mos u lodhni shumë. Në punë, jeni pak i lodhur sot. Gjithashtu, dikush do t’ju kërkojë një favor ose për të zëvendësuar një person.

Akrepi

Të premten dhe të shtunën një propozim në dashuri mund t’ju shkaktojë pak shqetësime: yjet janë pak nervozë. Në punë, mos u ngutni. Nëse jeni lodhur duke bërë diçka, vazhdoni ta bëni për tani, nuk është koha të ndryshoni!

Shigjetari

Hëna është në një pozitë të mirë: një lajm i shkëlqyeshëm për dashurinë, do të përjetoni emocione të veçanta. Në frontin e punës, nëse keni një aktivitet që nuk ju lejon të ndryshoni, mund të jeni nervoz.

Bricjapi

Sot Hëna është disonante: mos u kthe përsëri në polemikat e ditëve të kaluara dhe përpiqu ta jetosh dashurinë me më shumë qetësi. Në punë, mos u bëni të nxituar: fundi i vitit do të jetë premtues!

Ujori

Mundohuni të mos mërziteni: fundjava do të sjellë me vete shumë polemika në sferën sentimentale. Në punë, bëni gjithçka me qetësi dhe bëni kujdes me shpenzimet tuaja!

Peshqit

Situatë e bukur edhe për historitë e dashurisë që lindin papritur. Në punë, ju jeni të lodhur, por nëse keni punuar mirë, një lajm i mirë mund të vijë!

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

Yjet do ndikojnë negativisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe nga momenti ne moment…

Dashi

Asgjë për t’u veçuar gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Merrini gjerat si t’iu vijnë dhe mos mendoni për te ardhmen e largët. Beqaret do kenë shume besim tek vetja e tyre dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe do pëlqejnë. Situata financiare do filloje dalëngadalë te përmirësohet. Do keni mundësi te kryeni te gjitha shpenzimet e nevojshme.

Demi

Dialogu do mbizotëroje gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe do i zgjidhni edhe dosa pengje te se kaluarës. Disa mund te marrin edhe ndonjë vendim te rëndësishëm. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa asgjë te veçante. Ne planin financiar Plutoni do ju beje me te kthjellet dhe nuk do ju lejoje te gaboni.

Binjaket

Nuk do tregoheni aspak tolerante me atë qe keni ne krah sot dhe marrëdhënia ne çift nuk do jete aq e mire. Beqaret do jene shume te suksesshëm ne dashuri dhe me ne fund do ndihen te plotësuar. Personi mund te jete i shenjës se peshores ose akrepit. Ne planin financiar duhet te tregoheni me te kujdesshëm se kurrë sepse po e tepruar sot do keni probleme te mëdha.

Gaforrja

Yjet do ju ndihmoje te afroheni me tepër me partnerin sot dhe te kaloni sa me tepër kohe bashke. Do keni mundësi te flisni për gjithçka pa pasur druajtje. Beqaret nuk do mund te kenë mundësi te krijojnë një lidhje serioze. Sot vetëm ndonjë aventure mund te fillojnë. Ne planin financiar nuk rekomandohen shpenzime te jashtëzakonshme.

Luani

Mos ja vini ne çdo moment ne dukje partnerit defektet qe ka sepse do e mërzitni tej mase atë dhe mund te keni edhe debate. Askush nuk është perfekt e aq me tepër ju. Beqaret do vazhdojnë ëndërr te kërkojnë dashurinë e madhe, por pa fat. Ne planin financiar mos kërkoni te fitoni para menjëherë sepse do bëni gabime te pafalshme.

Virgjeresha

Do jeni me tolerante ne çift dhe do keni me tepër besim nga personi qe keni ne krah. Dita do jete e me e bukur dhe e mbushur me emocione te mëdha. Beqaret do jene te fokusuar tek puna dhe miqtë dhe nuk do i kushtojnë rëndësi jetës sentimentale. Ne planin financiar është momenti i duhur për te filluar ndonjë strategji strikte. Vetëm kështu mund ta stabilizoni situatën.

Peshorja

Beni mire te mos tregoheni shume autoritare gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sepse mund te lindin probleme te mëdha me partnerin. Secili duhet te mbaje vendin e tij. Beqaret do njihen me një person serioz dhe realist. Lidhja juaj do jete mjaft e qëndrueshme. Financat do jene disi me te qëndrueshme se disa kohe me pare. Do shpenzoni me qetësi për ato qe ju duhen.

Akrepi

Te dashuruarit do kenë një dite te mbushur me risi dhe kënaqësi. Shfrytëzojeni çdo mundësi qe do ju jepet për te kaluar kohe me partnerin. Beqaret do bien ne dashuri me shikim te pare dhe kështu do ju realizohet dhe ëndrra e madhe. Te ardhurat do kenë goxha përmirësime nga disa dite me pare, kjo fale strategjisë te mire qe ju keni ndjekur.

Shigjetari

Debatet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite dhe nuk do arrini dot te shihni qarte drejt se ardhmes. Me mire qëndroni pak kohe larg atij qe doni për te menduar. Beqaret do jene me fat dhe do hedhin hapat e para drejt një lidhjeje te qëndrueshme. Planetët do ua qartësojnë mendimet ne planin financiar dhe do e dini mire sa te shpenzoni qe situata te mbetet e qëndrueshme.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift do filloje te përforcohet gjate kësaj dite dhe do e shihni më me optimizëm te ardhmen. Nuk do i mbani aspak mëri tjetrit për gabimet e bëra. Beqaret nuk do kenë as sot fat ne dashuri dhe do mbeten vetëm. Jupiteri do ju ndihmoje ta përmirësoni pak nga pak situatën financiare. Mos u nxitoni për asgjë sepse gjithçka ka kohen e vet.

Ujori

Yjet do ndikojnë negativisht sot ne jetën tuaj ne çift dhe nga momenti ne moment atmosfera mund te behet shume e zjarrte. Kujdes me ato qe do thoni e do bëni. Beqaret me mire te qëndrojnë edhe sot vetëm dhe te mos kërkojnë dike sepse do lëndohen se tepërmi. Ne planin financiar duhet te përballeni me vështirësitë jo t’i anashkaloni ato.

Peshqit

Marrëdhënia ne çift do jete me e ngrohte gjate kësaj dite. Do i harroni te gjitha mosmarrëveshjet qe keni pasur dhe do mendoni me tepër për te ardhmen. Beqaret do kenë shume nevoje për dike ne krah, por as sot nuk do kenë mundësi ta gjejnë atë te duhurin. Financiarisht, maturia dhe mençuria do ua stabilizojnë menjëherë situatën.

Continue Reading

Horoskopi

Distanca me partnerin ju ka krijuar jo pak probleme, ndaj sot këshillohet që të…

Dashi

Ky është momenti më i mirë për të shfaqur të gjithë talentin tuaj dhe për të treguar se sa vleni. Duhet të jeni kurajoz dhe të gatshëm për gjithçka, pasi intuita juaj do të rezultojë fituese sa i takon çështjeve të biznesit.

Demi

Është duke u mbyllur një muaj i cili ju ka parë konfuzë dhe mjaft të lodhur. Parashikohet një rikuperim shumë i mirë, si nga pikëpamja fizike edhe ajo sentimentale, por megjithatë duhet të jeni shumë të kujdesshëm në mënyrë që të shmangni polemikat e kota.

Binjakët

Nis një javë e rëndësishme, e cila parashikon rinovime të rëndësishme për karrierën tuaj aktuale. Tashmë mund të nisni planifikimin e një udhëtimi romantik. Parashikohen marrëveshje të mira.

Gaforrja

Distanca me partnerin së fundmi ju ka krijuar jo pak probleme, ndaj gjatë kësaj të hëne këshillohet që të favorizoni më shumë dialogun. Në vendin e punës duhet të shfaqni më shumë besim sa i takon ballafaqimeve me bashkëpunëtorët. Janë fare pranë konfirmime pozitive.

Luani

Shkëndija dhe rikthimi i dashurisë është shumë i mundur gjatë kësaj dite, kjo edhe për shkak të rigjetjes së sigurisë në veten tuaj. Jini të gatshëm për të përballuar një fazë mjaft intriguese, e cila do ju lejojë që të vlerësoni sa më mirë ndjenjat tuaja.

Virgjëresha

Këshillohet që të bëni kujdes me shpenzimet, pasi në këtë moment duhet të përcaktoni qartë prioritetet tuaja, në favor të disa ndryshimeve në familje ose në dashuri. Në mbrëmje parashikohen momente me tensione, por shmangni përfshirjen në debate shumë të ndezura.

Peshorja

Kjo është një ditë disi e turbullt, ndaj duhet të ruani sa më shumë të mundeni ekuilibrin e duhur. Do të jeni të detyruar që të mendoheni lidhur me diskutimet që keni patur me të afërmit apo bashkëpunëtorët tuaj. Avantazhet janë fare pranë.

Akrepi

Do të dini të jeni shumë vendimtarë në raport me të tjerët dhe kjo gjë do ju lejojë që të rrethoheni nga aleatë të vlefshëm, sidomos nëse jeni në prag të nisjes së një projekti të ri. Këshillohet që të jeni luftarak, pasi parashikohen sfida të reja stimuluese për karrierën. Në mbrëmje do të shijoni momente relaksi dhe dashurie.

Shigjetari

Ka disa çështje të cilat i keni lënë pas dore dhe tashmë duhet të mundoheni që të vini në zbatim intuitën tuaj, në mënyrë që të arrini rezultatet e shpresuara. Në dashuri mos u dekurajoni, pasi parashikohen konfirmime të cilat i prisnit prej kohësh.

Bricjapi

Duhet të mundoheni që të favorizoni më shumë bashkëpunimin me kolegët tuaj, në mënyrë që të përmirësoni ritmin tuaj të punës. Në dashuri do të ndiheni disi të lënë pas dore, ndaj bëni kujdes.

Ujori

Në këtë moment dashuria ju bën të fortë dhe karizmatik dhe kjo pasi më në fund keni arritur të gjeni stabilitetin që kërkonit prej kohësh. Por para se të merrni vendime të rëndësishme në vendin e punës, merrni pak më shumë kohë për t’u përgatitur siç duhet.

Peshqit

Është një ditë e rëndësishme për të vendosur me saktësi disa prioritete tuajat. Po përjetoni një fazë të rëndësishme transformimi, e cila do ju bëjë më të pjekur dhe të vetëdijshëm për kapacitetin tuaj. Kjo e hënë sjell fitore të mëdha në vendin e punës.

Continue Reading

Horoskopi

Këto janë shenjat më të përkushtuara dhe më besnike të Horoskopit

Ne priremi të mendojmë për besnikërinë bazuar në këndvështrimin tonë çdo herë. Nëse, për shembull, të gjithë kolegët tuaj janë të mërzitur me ju sepse keni humbur një prezantim të madh, shoku juaj më i mirë në punë do t’ju mbështesë.

Nëse të gjithë miqtë tuaj nuk e miratojnë lidhjen tuaj, kur të përfundojë, miku juaj më i mirë do t’ju mbështesë, pa thënë “të thashë”.

Por përkushtimi mund të mos jetë aq i dukshëm. Mund të jetë personi që shfaqet në shtëpinë tuaj me karamele kur ju keni pasur një ditë të keqe, ose personi që ju dërgon mesazhe çdo ditë për t’ju gëzuar pasi të jeni ndarë.

Kjo veçori mund të bazohet, përveç karakterit dhe edukimit të tyre, edhe në horoskopin e tyre. Lexoni më poshtë cilat janë shenjat më të përkushtuara dhe më besnike të zodiakut, për të kuptuar më mirë se tek cilët njerëz mund të mbështeteni.

Akrepi

Besnikëria e kushtëzuar. Ata që i përkasin shenjës së Akrepit do të tregojnë besnikëri vetëm ndaj njerëzve që zgjedhin dhe së pari kanë kontrolluar se e meritojnë. Kjo shenjë famëkeqe jo e besueshme dhe e fshehtë është shumë selektive se ku do të tregojë besnikërinë e saj. Akrepat janë të përkushtuar dhe mbrojtës. Ata e vlerësojnë besnikërinë mbi të gjitha dhe nuk e tolerojnë tradhtinë. Nëse ndodh diçka dhe ata humbasin besimin tek ju, atëherë prisni hakmarrje. Edhe nëse kanë kaluar vite, ata nuk do të harrojnë se si ke vepruar dhe nuk do të të lënë të harrosh.

Bricjapi

Bricjapi drejtohet nga Saturni, planeti i përgjegjësisë dhe angazhimit, kështu që kjo shenjë praktike luan “sipas rregullave”. Edhe pse besnikërinë e tyre mund ta vini re më shumë në vendin e punës, ata mbeten besnikë ndaj të gjithëve. Të tradhëtosh ose të braktisësh dikë në kohën e tij të nevojës thjesht nuk do t’i shkonte në mendje një Bricjapi. Në vend të kësaj, ata do të përveshin mëngët dhe do të bëjnë atë që duhet bërë.

Peshku

Mund të themi se Peshqit e ndjeshëm janë besnikë deri në fund. Thellësisht intuitivë, ata priren të përvetësojnë ndjenjat e të tjerëve sikur të ishin të tyret. Ata ëndërrojnë për një botë plot me njerëz të lumtur dhe do të bëjnë gjithçka për të arritur këtë vizion. Tradhtia e një miku ose të një personi të dashur do t’i lëndonte ata aq thellë sikur të kishin tradhtuar veten. Ju mund t’u besoni atyre pa frikën e gjykimit dhe mos u habitni nëse ata shfaqen në derën tuaj me një kuti me shami para se t’u thoni se jeni të mërzitur.

Gaforrja

Ashtu si Peshqit, Gaforret mund të jenë “fajtor” se janë shumë vetëmohues. Kjo shenjë e ndjeshme vendos miqtë dhe familjen në radhë të parë, shpesh edhe para vetes. Por ndryshe nga disa prej shenjave të tjera në këtë listë, ata nuk presin asgjë në këmbim. Kujdesi për të tjerët vjen natyrshëm tek Gaforrja dhe të dish se i ke zgjedhur t’u drejtohesh në një kohë nevoje, i mbush me gëzim. Gaforret aspirojnë të krijojnë një marrëdhënie dashurie dhe një shtëpi intime. Ata duan që ju të ndiheni rehat në vendin e tyre, dhe zakonisht, kjo përfshin biskota të ngrohta, të sapopjekura ose supë pule të bërë në shtëpi.

Demi

Në krye të listës së shenjave më të përkushtuara janë Demi – ata që e duan stabilitetin dhe nuk ndjehen rehat me ndryshimin. Ata mund të jenë kokëfortë, por patjetër që mund të mbështeteni tek ata. Ata janë shpatullat tuaja për të qarë dhe mos hezitoni të merrni përsipër vështirësitë e një marrëdhënieje. Ata rrallë hyjnë në marrëdhënie, por kur e bëjnë është për gjithë jetën. Ata ruajnë gjakftohtësinë e tyre në situata stresuese dhe arrijnë të qetësojnë edhe të tjerët.

Continue Reading

Horoskopi

Sjellja juaj kundrejt partnerit do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite

Dashi

Ka shume mundësi qe yjet te nxitin debatet ne çift gjate kësaj dite. Do kërkoni gjithë kohës te dale e juaja dhe partneri nuk do toleroje për asnjë moment. Beqareve do ju rendoje se tepërmi vetmua dhe do bëjnë çmos qe te gjejnë personin e duhur. Mundësitë do ekzistojnë. Financiarisht do jeni te favorizuar. Përfitoni për te kryer transaksionet e duhura.

Demi

Jeta sentimentale e çifteve do jete me e privilegjuara gjate kësaj dite. Do përjetoni ndjesi te reja dhe nuk do dëshironi te ndaheni për asnjë çast nga partneri. Beqaret do jene shume kërkues dhe nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Po nuk u treguar realiste do mbeteni vetëm për shume kohe. Ne planin financiar duhet te jeni me te organizuar qe t’ia dilni.

Binjaket

Sot është dita kur ju duhet te reflektoni seriozisht mbi te ardhmen ne çift. Nuk ka me kohe për te humbur sepse gjerat ecin me shpejtësi te madhe. Beqaret do i shumëfishojnë takimet, por asnjeri nuk do ua mbushe aq mendjes sa për te filluar një histori dashurie. Financat do jene shume te mira prandaj nuk do keni për çfarë te shqetësoheni.

Gaforrja

Kënaqësitë dhe emocionet ne çift do jene te shumta gjate kësaj dite. Shfrytëzojeni sa te mundni sepse dite te tilla nuk vijnë shpesh. Beqaret do ëndërrojnë me shume sesa duhet dhe realiteti do i zhgënjejë pa mase. Ne planin financiar do ndiqni një strategji strikte dhe shume shpejt do keni përmirësime. Këtë duhet ta kishit bere kohe me pare.

Luani

Nëse lidhja juaj është e forte, kjo dite do jete edhe me e bukur dhe nuk do ketë asnjë problem. Nëse nga ana tjetër keni pasur shume debate edhe sot atmosfera do jete e tensionuar. Beqaret do kenë një dite shume te zakonshme dhe pa te reja. Ne planin financiar gjerat do shkojnë me mire sesa mendonit. Nuk është nevoja as te bëni sakrifica te mëdha.

Virgjeresha

Do e përforconi lidhjen tuaj gjate kësaj dite dhe do shihni me optimizëm drejt se ardhmes. Partneri do ju beje edhe ndonjë surprize te këndshme. Beqaret do jene te papërqendruar dhe nuk do e gjejnë dot princin e tyre te kaltër. Duhet ende te prisni. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni qe situata te jete sa me e mire.

Peshorja

Klima ne çift do jete shume trazuar sot. Nuk do bini aspak dakord me atë qe keni ne krah dhe do debatoni edhe për gjene me te vogël. Beqaret nen pranin e Merkurit do kenë mundësi te gjejnë persona interesante dhe te veçante. Shfrytëzojini mundësitë qe do ju jepen. Financat do duan me tepër organizmin për te arritur gjendjes e mëparshme.

Akrepi

Do jeni ne humor sot dhe do provoni eksperienca te reja me atë qe keni ne krah. Do flisni hapur me partnerin tuaj dhe çdo gjë do shkoje me se miri. Beqaret do ndihen mire edhe ashtu si janë dhe nuk do kërkojnë dike për ta pasur ne krah. Ne planin financiar duhet te mateni njëqind here para se te kryeni çdo lloj shpenzimi. Shmangni tronditjet.

Shigjetari

Dialogu do mbizotërojë gjate gjithë kohës ne jetën tuaj ne çift sot. Ne këtë mënyrë do arrini te zgjidhni edhe disa nga problemet tuaja te hershme. Beqaret do jene sharmante dhe joshës, por personat qe do ju vijnë rrotull do kërkojnë veçse aventura kalimtare. Financat do jene pika juaj e dobët. Tregohuni te kujdesshëm sepse përndryshe do humbni shume.

Bricjapi

Sjellja juaj kundrejt partnerit do lere shume për te dëshiruar gjate kësaj dite. Kjo do e mërzitë atë qe keni ne krah dhe mosmarrëveshjet do jene pa mbarim. Beqaret do e ndejnë vetminë, por as sot mundësitë për te krijuar një lidhje nuk do jene te mira. Ne planin financiar do keni vështirësi, por me pak mund dhe durim mund t’ia arrini ta stabilizoni situatën.

Ujori

Dite shume e qete dhe pa asnjë problem kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kuptoheni për mrekulli me partnerin tuaj. Edhe beqaret do kenë fat ne dashuri dhe do takojnë një person qe do ju përshtatet me se miri. Mos u mendoni gjate, por vendosni sa me pare. Financat do jene te paqëndrueshme. Ulni sa me shpejt shpenzimet qe situata mos përkeqësohet me tepër.

Peshqit

Vetëm me disa gjeste te vogla do arrini ta përmirësoni jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Partneri do jete i gatshëm te bashkëpunojë për gjithçka. Beqaret do kenë një takim mbreselenes me një person shume tërheqës ne pamje. Kjo mundësi nuk duhet humbur. Ne planin financiar do ju duhet te merrni vendime me rëndësi te madhe, por do ua përmirësojnë shpejt situatën.

Continue Reading

Horoskopi

Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar

DASHI
Venusi do jete shume i favorshem per ju sot. Marredhenia qe keni krijuar do jete me e qarte dhe do kuptoheni mjaft mire me njeri-tjetrin. Te gjitha keto do iu ndihmojne te merrni vendime te rendesishme. Beqaret duhet ta kerkojne ne cdo vend personin ideal. Do ta gjeni. Kujdes nga influenca negative e Marsit ne planin financiar. Shmangni me cdo kusht shpenzimet e tejskajshme.

DEMI
Mos qendroni per asnje moment vetem sot sepse jo vetem qe do merziteni dhe do bini ne pesimizem, por mund te lindin edhe mosmarreveshje me partnerin. Beqaret do te perjetojne ndjenja te thella per dike qe e kane njohur rishtazi. Shprehuni sa me shume. Qe te mos perballeni me surpriza te pakendshme ne planin financiar duhet te tregoheni sa me te matur.

BINJAKET
Do keni deshire te dilni e te argetoheni sot. Partneri do ua plotesoje qejfin, por tregohuni te vemendshem sepse ai mund t’i hedhe syte edhe diku tjeter. Mund te lindin edhe skena xhelozie. Beqaret nuk do deshirojne te krijojne nje lidhje. Shfrytezojeni sa me shume lirine tuaj. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rendesishme dhe do i rregulloni problemet qe keni pasur kohet e fundit.

GAFORRJA
Edhe sot lidhja juaj me partnerin nuk do jete e qendrueshme. Komunikimi do te zbehet dhe here pas here do e vini ne dyshim te ardhmen se bashku. Ambienti i beqareve do te favorizoje takimet. tregohuni me ta hapur dhe shprehni gjithmone ate qe mendoni per dike. Sinqeriteti do te vleresohet shume. Kujdes me financat. Duke dashur ta stabilizoni buxhetin mund te beni gabime te pafalshme.

LUANI
Jeta juaj ne cift do jete shume e lehte per t’u jetuar dhe mjaft harmonike. Do jeni joshes dhe partneri nuk do rezistoje t’iu qendroje larg per asnje moment. Mund te beni plane edhe per ndonje udhetim se bashku. Beqaret eshte me mire te qendrojne edhe sot vetem sepse ne dashuri nuk do kene fat. As me financat nuk do i keni punet mire. Mos e teproni me shpenzimet.

VIRGJERESHA
Beni kujdes gjate kesaj dite mos bini ne rrjeten e dikujt tjeter. Personi do jete mjaft simpatik dhe terheqes dhe mund t’ua prishe mendjen. Mos harroni se keni dike ne krah i cili iu dashuron marrezisht. Beqaret do kene nje jete sentimentale te mbushur me emocione. Pergatituni per momente te mrekullueshme. Planetet do jene te favorshem per financat. Buxheti do te permiresohet.

PESHORJA
Marredhenia me partnerin do jete e mire. Do i kushtoni shume rendesi atij dhe do ia plotesoni te gjitha deshirat. Beqaret do joshin pa pushim dhe do arrijne ta bejne per vete ate qe deshirojne. Do kaloni momente te mrekullueshme dhe emocionet do jene te medha. Fati do iu buzeqeshe ne sektorin e financave. Do mund te beni transaksionet e nevojshme dhe te hiqni disa lek menjane.

AKREPI
Jeta juaj sentimentale nuk do jete shume e qete per shkak te turbullirave planetare. Do keni aq shume kerkesa saqe ai qe keni ne krah nuk do dije cfare te beje me pare. Nga darka gjerat mund te ndryshojne nese ndryshoni sjellje. Per beqaret nuk do kete asnje te re. Te ardhurat financiare do te rriten. Do merrni iniciativa, do jeni te vendosur dhe do limitoni rreziqet. Ju lumte!

SHIGJETARI
Kjo dite nuk do jete shume e favorshme per ata qe jane ne cift. Komunikimi do jete i veshtire dhe merzitja do te shtohet. Me shume sesa ndjenja reale do keni iluzione. Venusi do i ndihmoje beqaret te joshin dhe te krijojne nje lidhje me nje person inteligjent dhe qe do i beje te ndihen mire. Keshillohuni me dike per financat dhe do gjeni nje burim tjeter per te rritur te ardhurat. Ju mundeni!
BRICJAPI
Nese jeni ne nje lidhje, jeta juaj nuk do jete dhe aq e qete. Ne fakt ndjeshmeria e tepert dhe etja per ngrohtesi do e nderlikojne marredhenien me partnerin tuaj. Do keni goxha keqkuptime! Nese jeni beqare nuk duhet te nxitoheni per asgje ne menyre qe mos zhgenjeheni nga dashuria. Do jeni shume te zotet me menaxhimin e financave dhe do kaloni me sukses nje prove me rrezik.

UJORI
Nese keni pasur probleme me partnerin tuaj, kjo dite do jete mjaft e favorshme per te bere hapat e pare dhe per te vene cdo gje ne rregull. Do gjeni fjalet e duhura dhe cdo gje do rregullohet. Beqaret do jene te perkedhelurit e planeteve. Nje takim vendimtar do iu sjelle lumturine. Ne sektorin financiar do ndermerrni rreziqe por do ia dilni mbane me sukses. Besoni me teper tek fati!

PESHQIT
Nese nuk fiksoheni shume pas defekteve dhe te metave te partnerit tuaj, kjo dite do jete shume e kendshme per t’u jetuar. Mundohuni sa te mundni! Ambienti yjor do e shtoje deshiren e beqareve per te rimuar dashurine me perjetesine. Planetet do bejne gjithcka per ta realizuar kete. Edhe ne planin financiar do keni fat, por duhet me patjeter te shmangni marrjen e rreziqeve te medha.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING