Connect with us

Politike

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së për zbutjen e masës

Ish-presidenti Ilir Meta ka paraqitur një kërkesë në Gjykatën e Posaçme për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, duke kërkuar një vendim më të butë.

Ky ankim vjen pas nisjes së shqyrtimit në themel të dosjes penale në ngarkim të tij.

Gjykata pritet të caktojë seancën për shqyrtimin e kësaj kërkese në ditët në vijim.

Meta ndodhet në burg që prej tetorit 2024 dhe përballet me akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Advertisement