Connect with us

Politike

Meta s’ha bukë nga e burgut, ka frikë/ Vasili për gjyqin: Proces skandaloz, rikthim i mafiozitetit politik

Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër lidhur me gjyqin ndaj Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një proces të padrejtë dhe skandaloz.

Vasili u shpreh se janë bërë publike një sërë faktesh që, sipas tij, nuk kanë lidhje me një proces normal gjyqësor. Ai përmendi edhe materialet e publikuara nga sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Sipas tij, në këtë çështje po evidentohen shkelje të rënda dhe një trajtim i padrejtë ndaj Metës, përfshirë edhe mënyrën e izolimit.

“Sa i takon gjyqit të zotit Meta, ju keni parë qindra fakte të parashtruara edhe të bëra publike. Shohim vërtet gjëra, monstruozitete që nuk kanë lidhje as me një proces gjyqësor, aq më pak me një izolim të tillë, të turpshëm dhe kriminal.”

“Kur them kriminal, nuk zmadhoj asgjë, sepse tashmë është në sytë tuaj. Ju keni në sytë tuaj edhe raportet e Avokatit të Popullit.”

“Po dëgjojmë gjëra të padëgjuara dhe kuptojmë qartazi rikthimin e mafiozitetit politik në funksion të pushtetit.”

Kurse ish deputeti Lefter Maliqi u shpreh se “Meta nuk ha bukë nga burgu, ka frikë, e kanë lënë në birucë, i thonë të pastrojë”

Advertisement