Connect with us

Aktualitet

Mori leje nga burgu, por u “zhduk”, përfundon sërish pas hekurave 49-vjeçari

 Një 49-vjeçar ka marrë leje dhe ka dalë nga burgu i Rrogozhinës, por nuk është rikthyer më sipas lejes.

Policia bën me dije se, 49vjeçari me iniciale E. M., banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”. Menjëherë policia është vënë në kërkim të tij duke e lokalizuar dhe arrestuar sërish.

“Kapet shtetasi E. M., 49 vjeç, banues në Tiranë, i cili në vitin 2024 ishte trajtuar me leje shpërblyese nga IEVP, pasi vuante dënimin për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë”, por pas përfundimit të lejes nuk ishte kthyer më në IEVP për vuajtjen e dënimit të mbetur. Pas kapjes, ai iu dorëzua IEVP Rrogozhinë për vijimin e kryerjes së pjesës së mbetur të dënimit”, njofton policia.

Advertisement