Connect with us

Politike

Berisha publikon pamjet: Meta mbahet në kafaz, vrasësit festojnë në burg me kokainë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për media ka publikuar pamje nga ambientet e gjyqit dhe burgjeve, duke ngritur akuza për trajtim të diferencuar të të paraburgosurve dhe censurë mediatike.

Berisha tha se ish-presidenti Ilir Meta po mbahet në “kafaz”, të cilin ai e cilësoi si formë trajtimi poshtërues dhe në kundërshtim me standardet europiane të të drejtave të njeriut.

Ai akuzoi gjithashtu mediat për mungesë pasqyrimi të çështjes, pasi ka një “censurë të organizuar” ndaj këtij rasti.

“Ka një censurë të plotë dhe qytetarët nuk informohen,” u shpreh Berisha, duke shtuar se kjo situatë përbën një problem serioz për lirinë e medias.

Deklarata e plotë:

A patë ndonjë koment në media për këtë çështje?
Qytetarë dhe qytetare, a dëgjuat ju një emision për një akt terrorizues, torturues psikologjik publik që kryhet ndaj ish-presidentit të vendit?
As dhe një.
Të ndaluara.
Ndaj dhe revolta ime.
Censura është akti më i shëmtuar.
Në studio mund të dëgjoni çdo debat, por temat vijnë nga lart.
Kjo nuk lejohet.
Vazhdo.
Jemi në burgun e Fushë-Krujës, shikoni si është aty, bar.
Kjo është dhomë burgu, nuk është market.
Është burgu i banditit të partisë.
Shikoni pak se çfarë bëhet, kokainë, danc, kujtoni atë tjetrin në kafaz.
Këta janë vrasës, mbi këta rëndojnë dhjetëra vrasje në atë qeli.
Shikoni pijet dhe çdo gjë, kurse tjetri në kafaz, ish-kryeministri.
Censurë e plotë.
Asnjë nga mediat e kontrolluara nga qeveria nuk e dha.
E censuruan totalisht.
A mund të censurohej kjo?
A nuk përbën kjo në gjithë botën një superlajm?
A mund të imagjinoni që kjo të ndodhte gjatë periudhës që qeveriste Sali Berisha dhe PD? Kurrë.
Ja pra shikoni, se këta i kanë burgjet në dorë.
Këta së bashku mund të kenë 15-20 vrasje, por janë të partisë.
Janë kriminelët e partisë-shtet.
Dënoj këto qëndrime, dënoj censurën që u bëhet ndaj qytetarëve shqiptarë, nuk u jepet mundësia, nuk njihen me këto.
Në botë, këtë kush nuk e censuron, përveçse në Shqipëri.

Advertisement