Connect with us

Bota

Irani: Kalimi i sigurt në Hormuz do të garantohet nëse SHBA ndal kërcënimet

Irani deklaroi se kalimi i sigurt i anijeve në Ngushticën e Hormuzit do të garantohet nëse përfundojnë “kërcënimet” nga Shtetet e Bashkuara dhe zbatohen procedura të reja në zonë.

Deklarata u bë nga Marina e Gardēs Revolucionare iraniane dhe u publikua nga mediat shtetërore iraniane. Ky është reagimi i parë zyrtar i Teheranit pasi SHBA pezulloi operacionet për ndihmën ndaj anijeve të bllokuara që kalojnë në Ngushticën e Hormuzit.

Në deklaratë nuk jepen detaje konkrete mbi “procedurat e reja që përmenden nga autoritetet iraniane.

Megjithatë, Garda Revolucionare falënderoi pronarët dhe kapitenët e anijeve që, sipas saj, kanë respektuar rregulloret iraniane gjatë lëvizjes në këtë korridor strategjik detar.

Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës dhe gazit, ndërsa tensionet mes Iranit dhe SHBA-ve kanë rritur shqetësimet për sigurinë e lundrimit në rajon.

Advertisement